Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Mësohet se “Raiffeisen Bank” është grabitur pak minuta më parë.
Raportohet se autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli. Ai i ka vënë armën në kokë arkëtares, duke i marrë lekët.
Tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos lëvizje. Më pas, ka dalë jashtë dhe ka ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.
Ende nuk ka informacion të saktë mbi shumën e grabitur apo identitetin e autorit. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme për ngjarjen, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në grabitje.
Njoftimi i policise
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.










Discussion about this post