Një argjendari në pedonalen e qytetit të Korçës, është grabitur gjatë natës.
Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se janë thyer qepenët e dyqanit dhe më pas xhamat e vitrinës. Zona është e gjitha me kamera sigurie, pasi ka biznese të shumta rreth saj.
Aktualisht po kontrollohen kamerat e sigurisë, ndërkohë po merren dhe deklarimet e pronarit të argjendarisë për dëmin e shkaktuar.
Discussion about this post