GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabitja e 50 mije eurove ne Ksamil, Gjykata refuzon kërkesën e biznesmenit Pella

23:11 - 17/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e 50 mije eurove ne Ksamil, Gjykata refuzon kërkesën e biznesmenit Pella
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grabitja e 50 mije eurove ne 3 korrik të këtij viti me banesën e biznesmenit Lorenc Poka ne Ksamil, vazhdon të mbajë në qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella. Ky i fundit ndërkohë ka bërë disa herë kërkesë për të dalë nga qelia, duke i kërkuar Gjykatës se Sarandës një masë më të lehtë sigurimi. Përmes avokatit te tij ai ka parashtruar se “Personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake. Nga kartela mjekësore rezulton se ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm nën kujdesin e mjekut specialist dhe familjes; në kushte të tilla vlerësohet se masa më e përshtatshme është “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”.

Veç kësaj, kërkese i është bashkangjitur edhe një deklarim tjetër i Hil Memes në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku thotë se deklarimin e tij e ka bërë pasi është detyruar me forcë pasi është rrahur nga të zotët e shtëpisë dhe është kërcënuar me vdekje ai dhe për familjen e tij. “Në këto kushte duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm” – thuhet ne kërkesë.

Në deklarimin e tij personi Vangjel Pella thotë se nuk e njeh shtetasin Hil Mema dhe nuk ka dijeni për vjedhjen e banesës së shtetasit Lorenc Poka në datën 03.07.2021.

Megjithatë Prokurori Ilir Hoxha prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I te njëjtin mendim ka qene edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Vangjel Pella si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhja e kryer në bashkëpunim kur ka sjellë pasoja të rënda” – duke e lënë serish atë ne qeli. Vangjel Pelles i është refuzuar kërkesa për lirim edhe ne 25 tetor.

Për ngjarjen në fjalë, vazhdojnë të jenë në kërkim kosovarët Getoarb Mulliqi dhe Ndërim Curri.

Etiketa: biznesmeniGjykatagrabitjakerkesaKsamilLorenc Pella

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
“Skena nuk kërkonte shkrepjen e armës”, kryeskenaristja e “Rust” padit Baldwin

“Skena nuk kërkonte shkrepjen e armës”, kryeskenaristja e “Rust” padit Baldwin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com