GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e argjendarisë, zbardhen detajet/ Dëshmia e pronares…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë zgjedhur Ditën e Pavarësisë për të grabitur një argjendari në zonën e Kamzës. Kur e gjithë vëmendja duket se ishte e përqëndruar në aktivitete të organizuara me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë, grabitësit duket se kanë planifikuar të kryejnë grabitjen e argjendarisë, duke marrë prej saj 1 kg flori, në formën e bizhuterive që kanë gjetur në banak dhe që ekspozohen për klientët.

Grabitha ka zgjatur pak minuta, ndërsa ata janë larguar me një automjet tip BMË X6, ngjyrë e bardhë, por me targa të falsifikuara.

Nga raportimet mësohet se automjeti është larguar në drejtim të Laknasit, ndërsa dyshohet se para grabitjes i njëjti automjet ka lëvizur nga Fushë Kruja në drejtim të zonën ku kryen grabitjen.

Pronarja e argjendarisë në dëshminë që ka dhënë për policinë, raportohet të ketë thënë, se një nga autorët ka pasur dialekt jugor, ndërkohë që Policia njoftoi më herët ngritjen e postoblloqeve në disa akse rrugore me shpresën se do të kapin grabitësit.

Nga kamerat e sigurisë, policia ka mundur të zbulojë itinerarin e ndjekur nga autorët e dyshuar, ndërsa raportohet se ato kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Grabitja dyshohet se ka qenë e planifikuar ndaj dhe policia po vëzhgon kamerat e sigurisë në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personave të dyshuar. Burime policore shprehen se autorët dyshohet se vetë ose përmes bashkëpunëtorëve kanë vëzhguar për ditë me rradhë argjendarinë dhe kanë shfrytëzuar momentin për të realizuar goditjen.

Nga burimet mësohet se Policia ka kryer disa shoqërime, duke marrë dëshmitë e personave që mund të kenë qenë në vendin e ngjarjes.

Çfarë tha Policia

Pak orë pas ngjarjes, Policia në një njoftim paraprak tha se tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

Etiketa: argjendariagrabitjaKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
I dashuri i Loredanës çon Milanin në “ferr” (VIDEO)

I dashuri i Loredanës çon Milanin në "ferr" (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com