GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave, përkeqësohet treguesi i ripërtëritjes së brezave

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave, përkeqësohet treguesi i ripërtëritjes së brezave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Synimet për zhvillim individual dhe për karrierë po shtyjnë moshën e mëmësisë për gratë.

Teksa numri i lindjeve po bie me shpejtësi, gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 vihet re një rritje e numrit të lindjeve në grup-moshat 30-34 vjeç, 35-39 vjeç dhe 40-44 vjeç në krahasim me vitin 2016 (shiko grafikun bashkëngjitur).

Për shembull në vitin 2016 në 1000 gra të moshës 20-24 vjeç numëroheshin 74 lindje, ndërsa në vitin 2020 vetëm 55 lindje.

Në të kundërt në grup-moshën 35-39 vjeç në vitin 2016 kishte 29 lindje për 1000 gra, ndërsa në vitin 2020 kishte 34 lindje për 1000 gra.

Rritje pati edhe për gratë mbi të 40-tat. Në vitin 2016 kishte 4,9 lindje në 1000 gra të moshës 40-45 vjeç, ndërsa në vitin 2020 në 1000 gra të kësaj moshe linden 5.8 fëmijë.

Rënia e numrit të lindjeve vit pas viti, ka përkeqësuar cilësinë e zëvendësimit të brezave, pasi po rritet hendeku zëvendësimit të femrave.

Koeficienti Bruto i Riprodhimit (KBR) është një treguesi mirë për matjen e rritjes së brezave të ardhshëm. Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese.

Në vitin 2020, KBR-ja është 0,65 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 35 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave dhe nga preferenca për të lindur djem.

Numri i lindjeve të vitit 2020 është 28.075 lindje. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

INSTAT sqaron se ky raport është më i lartë se raporti natyral, i cili është 105. Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2020 është 486 lindje. Për lindjet djem kemi një rënie prej 2,7 %, ndërsa për lindjet vajza rënia është 0,6 %. Indeksi sintetik i fekonditetit (ISF),i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese shënon 1,34 fëmijë për vitin 2020, nga 1,36 që ishte me 2019, një nga normat më të ulëta në Europë.

Kjo do të thotë se në 100 gra pritet të lindin 134 fëmijë, nëse normat e lindshmërisë sipas grup-moshave janë ato të vitit referues 2020. Ky indeks është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten./MONITOR

Etiketa: grateLindjemsha

Lajme të lidhura

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26
Para
Akuzohen për krime lufte/ Hashim Thaçi dhe të tjerët dalin sot para gjykatës së Hagës për seancën e radhës

Akuzohen për krime lufte/ Hashim Thaçi dhe të tjerët dalin sot para gjykatës së Hagës për seancën e radhës

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com