GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shqipëria në alarm për vrasjet e grave, institucionet i fshehin si konflikte familjare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri gratë përbëjnë shumicën e popullsisë dhe sipas tij çdo cenim i përfaqësimit të tyre ndikon në legjitimitetin demokratik. Gjatë një aktiviteti, Berisha tha se vendi po përballet me një situatë të rëndë dhune ndaj grave dhe vajzave, të cilën e cilësoi më të ashpër se në periudha të mëparshme.

Berisha pretendoi se rastet e vrasjeve të grave shpesh trajtohen si konflikte familjare, duke kërkuar ndëshkime më të ashpra për autorët dhe mbrojtje më të fortë institucionale. Ai shtoi gjithashtu se, gratë kanë potencial të lartë intelektual dhe duhet të kenë më shumë hapësirë në shoqëri dhe politikë.

“Sot në Shqipëri gratë janë shumica absolute, janë mbi 52-53% e popullatës. Dhe mund të themi se çdo përfaqësim ndër këto përqindje është një cenim i legjitimitetit, për aq sa legjitimiteti dhe përfaqësimi janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme njeri me tjetrin. Shqipëria sot përjeton një periudhë të dhimbshme terrori ndaj vajzave dhe grave, e cila në aspektet më brutale tejkalon atë të të gjitha kohërave.

Duhet të jemi realistë. Në ato kodet tona të vjetra ka patur diskriminim, po ka patur mbrojtje të hekurt ndaj gruas. Ka pasur mbrojtje të hekurt. Gruas dhe fëmijëve u jepej e njëjta mbrojtje. Sot gratë para dy vitesh statistika ka, se nuk është e plotë kjo që, kanë qenë 180 gra të ekzekutuara, të pushkatuara në mënyra të ndryshme, të vrara. Ka rrezik që kjo shifër është më e lartë se e gjithë Evropa marrë së bashku.

Dhe kjo sepse nuk mbahet një qëndrim i përcaktuar, më i rrepti që duhet të mbahet, ndaj këtyre akteve. Përkundrazi, unë e kam ndjekur. Në një farë mënyre, kanë tendencën ta veshin, ta sfumojnë me grindje familjare.

Ndërkohë që duhet të meritojnë ndëshkimet më maksimale ata që mendojnë apo guxojnë të marrin jetë grash dhe vajzash. Dhe ju garantoj se ne zotohemi për dënimet më të rrepta dhe mbrojtjen më të madhe të mundshme ndaj tyre. Sigurisht ka dhe një faktor tjetër.

Duhet të themi gjërat siç janë. 15-20 vitet e fundit IQ-ja e grave del më e lartë se e burrave. Po. Në testet e Flintit gratë kanë epërsi të padiskutueshme. Konstante dhe nuk ka rënë, përkundrazi. Pra, po t’i marrim në rrafshin e intelektit, është faktuar. Unë gjithmonë, unë pedagog, më bënte përshtypje fakti se, mirë, ja ta zëmë në 10 studentë të shkëlqyer, t’ju them të vërtetën ju, minimumi shtatë do të ishin vajza. Dhe mendoja me veten, si ka mundësi që këto tani kaq të shkëlqyera dhe më vonë ju sfumohet. Sigurisht ua u sfumojnë padrejtësitë, pabarazitë e të tjerë. Por gjithnjë e më gjithnjë e më e vetëdijshme po bëhet shoqëria për potencialin e jashtëzakonshëm intelektual që kanë gratë dhe vajzat.

Edhe në këtë kontekst ju garantoj se është, Partia Demokratike do ta mbajë këtë parasysh si një kusht për të arritur qëllimet e saj më të mira për të drejtat e grave, por edhe për demokracinë, për zhvillimin e vendit. Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë trajnim që keni organizuar dhe ju uroj suksese,” tha Berisha.

Etiketa: berishaGraVrasje

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com