GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet greke.

I riu nga Korça, Romarjo Tahiri, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi akuzohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, vrau një shqiptar në shtetin fqinj.

Sipas hetimeve, viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është goditur me mjete prerëse, duke humbur jetën. Për 26-vjeçarin, Gjykata e Korçës kishte caktuar në vitin 2021 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit / Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Romarjo Tahiri, 26 vjeç, i lindur në Korçë.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar Spartak Dervishi, të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri.

 

Etiketa: ArrestimGreqiShqiptari

Lajme të lidhura

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)
Aktualitet

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

15:27 - 01/11/26
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë
Aktualitet

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

14:42 - 01/11/26
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!
Aktualitet

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

14:25 - 01/11/26
Para
Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)
Aktualitet

Rrjeti kriminal i furrave të bukës/ Kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek (EMRI)

15:27 - 01/11/26

Një biznesmen i njohur grek, pronar i rrjetit të furrave të bukës “Horiatiko”, është arrestuar në Janinë, teksa dyshohet se...

Lexo më shumë
Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

Greqi/ Arrestohet pas 6 vitesh shqiptari i dyshuar për vrasjen e bashkëkombasit në Selanik

14:58 - 01/11/26
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

14:42 - 01/11/26
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

14:25 - 01/11/26
Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

14:00 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com