GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Greqi, momenti i arrestimit të shqiptares, ish-partneri në gjendje kritike, historia e çiftit

19:03 - 11/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi, momenti i arrestimit të shqiptares, ish-partneri në gjendje kritike, historia e çiftit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku grek George Neos, i cili u qëllua me breshëri plumbash në mes të rrugës në kryeqytetin helen, nga një grua shqiptare Klodiana Celo, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, mediet greke kanë publikuar foton e arrestimit të shqiptares e cila qëlloi me armë kundrejt mjekut grek, në sy të vajzës.

Me pranga në duar artistja shqiptare, violinistja Klontiana Cello, shfaqet e shokuar nga akti i rëndë që ka kryer. Mjeku grek, e kishte ndaluar Klontianën që të shikonte vajzën që pas ndërprerjes së marrëdhënies së tyre në vitin 2016.

“Ata krijuan një lojë, madje paguanin avokatët që kisha marrë për të vendosur kundër meje dhe deri më sot më kërcënojnë ose nëpërmjet të tretëve ose vetë. Jeta ime është ndalur që kur më kanë marrë vajzën.’- shprehej ajo në një intervistë.

Ajo ka treguar se kishte ngritur sërish padi kundër babait të fëmijës së saj, dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga autoritetet gjyqësore.

 “Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje ” , tha ajo. “Vajza aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e saj’, shtoi ajo.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo kishte paralajmëruar qëllimin me armë kundrejt mjekut grek.

“Ora e drejtësisë po afron”, shkruante ajo.

Artistja shqiptare dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe fëmija, që e ka rritur burri me bashkëshorten e tij, pasi fitoi gjyqin për kujdestarin.

Krimi ishte i menduar, pasi Klodiana iu afrua burrit kur ai kishte dal nga shtëpia për të pritur fëmijën nga shkolla dhe pasi debatuan ashpër ajo nxori armën dhe e qëlloi disa herë në bark. Fillimisht u tha se ai humbi jetën në vend, por më pas kur u dërgua në spital u zbulua se kishte ende shenja jete. Gjendja e burrit është e rëndë dhe shanset për të jetuar, po shuhen nga momenti në moment.

Sipas fqinjëve, ajo e shqetësonte mjekun prej kohësh, dhe kjo për arsye të fëmijës dhe çështjet e kujdestarisë. Në pranga nga policia greke ka rënë shqiptarja, e cila ishte violiniste Klodiana Celo

Etiketa: detajeGreqiShqiptare

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Miliona dollarë të falsifikuara hidhen në qarkullim në Maqedoni, policia arreston katër persona

Miliona dollarë të falsifikuara hidhen në qarkullim në Maqedoni, policia arreston katër persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26

Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me...

Lexo më shumë
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com