GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Miliona dollarë të falsifikuara hidhen në qarkullim në Maqedoni, policia arreston katër persona

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Miliona dollarë të falsifikuara hidhen në qarkullim në Maqedoni, policia arreston katër persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas mediave maqedonase, në tregun e zi janë hedhur në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar. Bëhet fjalë për një shumë prej gjysmë milioni dollarë amerikanë, një pjesë e të cilave u lëshuan në qarkullim. Burime nga hetimi thonë se këto para me gjasë janë shpenzuar për drogë dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Shkup është gjetur një eksploziv. 

Ministria e Brendshme e konfirmon këtë informacion dhe për këtë aferë deri më tani janë arrestuar katër persona. Nga bastisja e një garazhi në rrugën Bojmija, në lagjen Aerodrom të Shkupit janë gjetur pothuajse 400.000 dollarë amerikanë të falsifikuar. Paratë mbaheshin në një qese letre, dhe ishin me vlerë nominale nga 100 dollarë.  Në garazh është gjetur një pako me 149 ekstaza. 

Sipas policisë maqedonase janë privuar nga liria dy persona ndaj të cilëve do të ngrihet kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave, falsifikimit të parave, si dhe për prodhim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve plasëse. Bëhet fjalë për vepra të rënda që të gjitha parashikojnë dënime me burg deri në 10 vjet. Bastisjes janë kryer dje.

“Është kontrolluar banesë në rrugën. Venjamin Mançukovski në komunën Aerodrom të Shkupit, në të cilin është gjetur MM. (20) dhe një i mitur 16-vjeçar nga fshati Zelenikovë. Gjatë kontrollit në banesë është gjetur një tabletë ekstaze dhe një peshore me mbetje kokaine, ndërsa në ambientet e bodrumit është gjetur një pako me lëndë plasëse – tritol me çakmakë elektrike – detonatorë M5 për lëndë plasëse,  ku nga sektori antiterrorizëm, Departamenti për krime të rënda është marrë për ekspertizë të mëtejshme”- deklaroi Goce Andreevski, Ministria e Brendshme.

Gjithashtu bëhet me dije se dy persona të tjerë, të moshës 20 dhe 21 vjeç, janë privuar nga liria. Tek njëri prej tyre është gjetur marijuanë, ndërsa tek tjetri, përveç marihuanës, policia zbuloi se kishte edhe drogë sintetike amfetaminë dhe tripe. Policia bën me dije se do të vijojë kontrollet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Etiketa: arrestohendollareMaqedoni e veriutmilionaPoliciaTregu

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Presidenti i Realit, Perez akuzohet për mashtrim

Presidenti i Realit, Perez akuzohet për mashtrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka dërguar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, para Kryeministrisë për të përcjellë ftesën e qeverisë për dialog...

Lexo më shumë
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com