Komuniteti i vogël lokal i Stratoniki në Halkidiki është tronditur nga vrasja mizore që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme.
Sipas informacioneve të zougla.gr, një i ri ka qëlluar dhe ka vrarë gruan e tij në shtëpinë e tyre. Autori është vetëvrarë pas krimit mizor.
Tragjedia familjare ka ndodhur para syve të fëmijës së tyre 8-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur lehtë nga plumbat, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Discussion about this post