GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Greqia me masa të reja kundër Omicronit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia me masa të reja kundër Omicronit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia njoftoi të hënën për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron. Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për cak objektet argëtuese të natës. Më 27 dhjetor, Greqia regjistroi 9,284 raste të reja dhe 66 viktima, tha Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet greke thanë se masat e reja përfshijnë mbajtjen e maskave nëpër dyqane ushqimore, në transportin publik dhe në sektorin e gastronomisë. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë. Po ashtu, vetëm gjashtë persona do të mund të ulen në një tavolinë të njëjtë në bare e restorante.

“Nëse këto masa nuk respektohen, ne do ta ndalojmë muzikën (në sektorin e gastronomisë)”, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris gjatë një konference për media.

Po ashtu, Qeveria greke do të lejojë që ngjarjet sportive të mbahen nën rregulla të reja, duke lejuar vetëm deri në 1,000 persona të ndjekin nga afër ngjarjet e ndryshme sportive. Ndërkaq, qytetarët që vizitojnë familjarët apo miqtë e tyre në shtëpitë e kujdesit do të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë, për aq kohë sa paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë.

Autoritetet greke veçse kishin ashpërsuar masat javën e kaluar, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të hapura dhe duke ndaluar organizimet për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

“Po hyjmë në periudhën e përhapjes së variantit Omicron në Greqi”, tha ministri Plevris.

Ndërkaq në zonën e kryeqytetit grek, Athinës, Qeveria planifikon që të kërkojë nga spitalet private që t’u ndihmojnë atyre publike, nëse ka mbingarkesë me pacientë me koronavirus. Në Greqi veçse ka disa kufizime edhe sa i përket personave të pavaksinuar, të cilët nuk mund të marrin pjesë në ngjarje që mbahen në ambiente të hapura dhe mbyllura.

Ekspertët shëndetësorë thonë se Omicroni është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake të koronavirusit, por dy studime kanë gjetur se ky variant ka gjasa të shkaktojë sëmundje më të lehtë krahasuar me variantin Delta./REL.

Etiketa: Greqiamasat rejaOmicron

Lajme të lidhura

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar
Breaking Views

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Para
Momente tmerri, 23-vjeçari merr sëpatën të vras të atin, gjuan me pllaka policët

Momente tmerri, 23-vjeçari merr sëpatën të vras të atin, gjuan me pllaka policët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com