GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gripi i shpendëve, Bino: Asnjë person i infektuar, asgjësimi është shumë i rëndësishëm

18:40 - 04/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi i shpendëve, Bino: Asnjë person i infektuar, asgjësimi është shumë i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvana Bino tha sot, gjatë një prononcimi për mediet se nuk ka asnjë person të infektuar deri më tani nga gripi i shpendëve H5N1.

Bino tha se, ekspertët e ISHP kanë nisur monitorimin e situatës së personave që kujdesen për shpendët.

“Personat që kujdesen për shpendët natyrisht janë edhe më të rrezikuarit. Kjo është dhe arsyeja që ISHP së bashku me ekspertë të Shëndetit Publik të Tiranës kanë kryer mbikëqyrje, kanë analizuar çdo lloj sindrome respiratore. Janë marrë mostra, janë testuar njerëzit dhe s’ka rezultuar asnjë i infektuar”, nënvizoi ajo.

Bino tha se mundësia e kalimit të sëmundjes nga shpendët tek njeriut është shumë e ulët. Ajo tha se duhet kryer asgjësimi i shpendëve të infektuar për të mënjanuar çdo mundësi infektimi të njeriut.

“Është përqindje shumë e vogël, prandaj ne duhet të parandalojmë çdo mundësi dhe asgjësimi i shpendëve të evidentuar si të infektuar është shumë i rëndësishëm. Ky asgjësim duhet bërë në kushtet e duhura. Personat që e bëjnë asgjësimin, duhet të jenë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale”, tha ajo.

Bino tha se “Virusi A5H1 nuk kalon përmes konsumimit të produkteve të shpendëve të infektuar, sidomos kur gatimi është kryer mirë”.

Edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se, situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll nga zinxhiri institucional, për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1.

“Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qendrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa u përsëritur”, njofton MBZHR.

gijotina.com/

Etiketa: gripi shpendeveKryesore1

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
Aktualitet

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26
Para
“Të kam sjellë një thes me patate”, zbardhen bisedat në telefon të pedagoges së arrestuar me studentët

"Të kam sjellë një thes me patate", zbardhen bisedat në telefon të pedagoges së arrestuar me studentët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e...

Lexo më shumë
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26
Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

20:08 - 24/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

20:01 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com