GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gripi i shpendëve, ekspertët: Edhe Shqipëria e rrezikuar

21:51 - 22/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi i shpendëve, ekspertët: Edhe Shqipëria e rrezikuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gripi i shpendëve është kthyer në një alarm për mbi 20 vende në botë ku shumë prej tyre kanë filluar edhe vaksinimin tashmë, një hap që më parë as nuk e imagjinonin.

Roland Meçaj, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thotë se gripi i shpendëve është një infeksion që sjell dëme të mëdha në ekonomitë e mbarështimit të shpendëve, “kjo e vërtetuar dhe nga dëmet e mëdha që shkaktoi vitin e kaluar në stabilimente të mbarështimit të shpendëve në vendin tonë”.

Edhe pse shumë vende kanë prezencë të gripit tek shpendët shtëpiakë apo shtegtarë, Meçaj thotë se në Shqipëri, nga momenti i rastit të fundit vitin e kaluar, “nuk kemi pasur asnjë rast me këtë sëmundje”.

Kjo referuar analizave laboratorike të realizuara nga AKVMB në laboratorin e referencës ISUV.

Meçaj thotë se rreziku për shfaqjen e sëmundjes ekziston në çdo moment dhe për të minimizuar këtë, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë, së bashku me veterinerët kanë bërë një survejancë aktive në 135 ferma me mbi 750 mostra analize.

“Në të gjitha rastet kemi përgjigje negative për grip shpendësh”.

Duke qenë se gripi i shpendëve mund të mbërrijë dhe në Shqipëri, AKVMB po monitoron në mënyrë të vazhdueshme stabilimentet, fermat shtëpiake dhe lagunat ku ka shpendë shtegtarë.

“Kemi bërë një fushatë sensibilizimi dhe komunikim për rritjen e kushteve të biosigurisë, si një nga pikat bazë për profilaksinë e kësaj sëmundje.”

Meçaj thotë se nga kontrollet e ushtruara dhe komunikimet që kanë pasur, nuk kanë hasur problematika lidhur me Influencen Aviare (Gripi i shpendëve). Ai shton se edhe fermerët janë vënë në lëvizje për të parandaluar një infeksion të mundshëm.

“Ato kanë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme karantinimin dhe lëvizjen e kafshëve”.

Meçaj thotë se është mjaft i rëndësishëm monitorimi i vazhdueshëm i shpendëve shtegtarë për të mos rrezikuar infektimin e shpendëve në Shqipëri.

Nëse H5N1 zhvillon mutacione që e bëjnë më të lehtë transmetimin te njerëzit, ekspertët i frikësohen shfaqjes së një pandemie që mbart më shumë rreziqe për shëndetin global sesa shpërthimi i Covid-19. Megjithëse gripi i shpendëve ka infektuar relativisht pak njerëz, shkalla e vdekshmërisë së tij është rreth 50 për qind, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

/GazetaSi/

Etiketa: gripi i shpendeve

Lajme të lidhura

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Para
VIDEO/ Pamje të rënda nga aksidenti në Kosovë (+18)

VIDEO/ Pamje të rënda nga aksidenti në Kosovë (+18)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com