GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gruaja rrëfen dramën e jetës: Babai më martoi me një burrë 30 vjet më të madh

18:31 - 17/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Gruaja rrëfen dramën e jetës: Babai më martoi me një burrë 30 vjet më të madh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E quajtur Hana, gruaja ka ardhur nga Hollanda në Shqipëri për të treguar historinë e saj të dhimbshme. Sot në moshën 70-vjeçare ajo ka rrëfyer në “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan si babai i saj e sakrifikoi atë duke e martuar me një burrë 30 vjet më të madh. Në një familje me 9 fëmijë, 2 djem e 7 vajza, Hana ishte fare e vogël kur babai i saj dëshironte ta martonte për të shpëtuar djalin nga vdekja.

Pas martesës për të shpëtuar vëllanë, Hana nuk mban mend asnjë kujtim të lumtur. Bashkëshorti i saj, i cili kërkoi me aq ngulm të martohej me të kur ishte fare e mitur, pavarësisht diferencës prej 30 vitesh në moshë, e keqtrajtonte dhe dhunonte në mënyrë çnjerëzore.

Por pas 26 vitesh në një martesë të detyruar e të dhunshme, Hana mori guximin të arratisej nga bashkëshorti i saj. E frikësuar, ajo shkoi te shtëpia e prindërve, ku vëllezërit, për të cilët ajo kishte sakrifikuar jetën në atë martesë që ata të mos vriteshin, dëshironin ta kthenin nga kishte ardhur.

 

JA HISTORIA QE RRËFEN HANA

Hana: Babai më martoi të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç të ka martuar? Kur filluan bisedat e para për martesë?

Hana: Isha 10 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po ti ishe vetëm 10 vjeçe, si donin të të martonin?

Hana: Isha 10 vjeçe, vinin për të fejuar e jo martuar. Unë kur vinte ndonjë, “a është shtëpia e Isuf Carës kjo?”, “po”, i thoshim ne. “Ku është Hana?” Sa përmendnin emrin tim un nisja të çaloja sikur isha sakate.

Ardit Gjebrea: Ti luaje pjesën dhe ata sa shikonin që ti çaloje thoshin nuk e duam më dhe ti shpëtoje.

Hana: Kur erdhi ky ne e dinim se kishte ardhur për dikë tjetër, jo për ne. Kur doli babai ta përcillte, ai i kishte thënë “ose do më japësh Hanën ose do të të vras djalin”. “Çfarë thua, Hana është e vogël, ku ta çoj, s’ka bërë as 10 vjeç?” “Jo, unë e pres”. Vjen babai në shtëpi, fillon e zihet me nënën, thotë nëna “ta presë gjithë katunin se nuk ia jap vajzën time atij, ai është babai i vajzës sime”.

Ardit Gjebrea: Ju kishit 30 vite diferencë.

Hana: Ashtu ishte.

Ardit Gjebrea: Dhe ai tha ose marr Hanën ose vras djalin. Ai deri në çfarë moshe do të të priste ty?

Hana: Derisa të bëhesha 16

 

 

***

Hana: Jeta ime ishte lufta.

Ardit Gjebrea: Si të trajtonte burri?

Hana: Për pak gjë më rrihte, më rrihte kot.

ArDit Gjebrea: Kur filloi dhuna dhe pse filloi?

Hana: Si nisa të rritesha, doja të shkoja te nëna e babai, të rrija dy, tre ditë, në asnjë mënyrë, nuk më linte të shkoja. Shkoja në shtëpi filloja duke qarë, “pse s’më lë, dua të rri si vajzat e tjera”. “Jo, pale ku do të shkosh të martohesh”, thoshte.

Ardit Gjebrea: Po vjehrra e shikonte?

Hana: 20 vjet. Qante edhe ajo me mua.

Ardit Gjebrea: Nuk e ndalonte dot?

Hana: Çfarë t’i bënte ajo? Ishte vetëm.

Ardit Gjebrea: Kishit fëmijë?

Hana: Të bënim fëmijë na mbronin fëmijët, por s’kishim fëmijë.

Ardit Gjebrea: Pra për 25 vjet ishit vetëm ju të dy?

Hana: Në ’95, gjatë dimrit, që filloi u prish qeveria, shteti, ai thoshte “do martohem”, “si do martohesh ore?”, e gjeti, me motrën e tij, shkoi e solli në shtëpi.

 

Ardit Gjebrea: Po ti ishe në shtëpi ndërkohë?

Hana: 3 muaj kemi ndenjur bashkë.

Ardit Gjebrea: Me atë gruan?

Hana: Po.

Ardit Gjebrea: Po si sillej me ty, si sillej me të?

Hana: Atëherë filloi të më rrihte 4-5 herë në ditë.

Ardit Gjebrea: Në sy të saj?

Hana: Asaj i binte të fikët sapo më rrihte mua.

 

Ardit Gjebrea: Shkove te mamaja, pastaj çfarë ndodhi?

Hana: Te mamaja, vëllezërit e mi donin të më lidhnin e çonin prapë atje se e kishin frikë. Do më lidhnin dy vëllezërit e isha e bindur që dy burra do më lidhnin e çonin atje.

Ardit Gjebrea: Ti nuk kishe asnjë rrugëzgjidhje.

Hana: Asnjë rrugëzgjidhje. Atëherë e kam pasur dyfish të vështirë të ikja nga shtëpia e nënës, por thashë në mundsha të iki mirë, nëse jo do ulem në shinat e trenit që nëna ta shohë kokën e fëmijës së vet.

Ardit Gjebrea: A shkove te shinat e trenit?

Hana: Jo, thashë këtu do më ndjekin, do më shohin njerëzit e të iki më larg në rrugë.

Shinat e trenit iu dukën një dënim i fortë ndaj familjes së saj, ndaj kursi i Hanës ndryshoi drejt një rruge. Një rrugë ku një takim do t’i jepte fund të gjitha vuajtjeve të saj.

Hana: Jam ulur në rrugë, kur më erdhi njëri e ndaloi aty. Thuajse më shtypi, ai më kishte parë ndonjë lëvizje a ndonjë gjë, zbriti nga makina dhe nuk fliste shqip mirë. Tha ‘’çfarë do këtu, i thashë “ç’të duhet ty, ik në punën tënde”. “Tha “unë jetoj në Europë, nuk shtyp as mizat”. “Ç’të duhet ty”, i thashë, “ik”. Tha “çfarë zori ke që je këtu”, thashë “zorin që kam unë s’mund ta zgjidhësh as ti, askush”. Tha “e zgjidh unë”, më mori ndenjëm fshehur, më ka bindur, prindërit më kanë kërkuar gjithandej, për 15 ditë./TvKlan

 

Etiketa: burriudarma e grave shqiptareDhunëdhune ne familjeFemijeHISTORI E TRISHTEmartesenenarrefimvjherra

Lajme të lidhura

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës
Aktualitet

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

09:32 - 22/04/26
Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër
Aktualitet

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim (Emrat)

09:14 - 22/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Para
Komisioni i Rithemelimit letër Nikollës: Qëndro jashtë konfliktit të brendshëm të një partie politike

Zgjedhjet e Komisionit të Rithemelimit në 18 degë të PD-së, shpallen fituesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare
Botë

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua është hedhur nga dritarja e banesës së saj së bashku...

Lexo më shumë
Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

Shqipëria rikthehet në qershor, FSHF njofton miqësoren me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania

09:49 - 22/04/26
Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

Aksioni për lojërat e fatit në Laç, dorëhiqet kreu i policisë së Lezhës

09:32 - 22/04/26
Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër

Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar dhe 16 të tjerë në kërkim (Emrat)

09:14 - 22/04/26
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

“Strategji për të blerë kohë”, Irani dyshon pas zgjatjes së armëpushimit nga Trump: Manovër për një sulm të ri

09:10 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com