GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gruaja sekretare e drejtorit, burri doganier/ Gazheli gënjeu për emërimet, KLSH e nxjerr zbuluar

12:57 - 14/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Gruaja sekretare e drejtorit, burri doganier/ Gazheli gënjeu për emërimet, KLSH e nxjerr zbuluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miku e bënë gruan sekretaren e drejtorit, burrin doganier. E ëma drejtoreshë fut të bijën specialiste. Nami te Drejtoria e Doganave! Tashmë i konfirmon edhe KLSH  punësimet nepotike të Gent Gazhelit. Pak kohë më parë në media u publikua skandali se si  Drejtoresha e  komanduar te Burimet Njerëzore tek Doganat me miratim të Gent Gazhelit kishte emëruar të bijën si specialiste në Departamentin e anti-korrupsionit tek Doganat. Një rast i paprecedentë në të gjithë administratën shqiptare kur mamaja drejtoreshë promovon të bijën. Përgjegjësja e sektorit të pagesave, futi të bijën si doganiere te “Aposteriori 5 ditor”. Burrin e sekretares së tij, Gazheli e ka emëruar doganier fizik në doganën e Tiranës. Asaj kohe Drejtoria e Doganave pranoi që janë bërë këto emërime, por tha se firmat janë hedhur para se të vinte Gent Gazheli në krye të institucionit. Por, faktet e publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një raporti pas auditim në këtë institucion flasin ndryshe.

Kujtojmë se, Gent Gazheli është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave me datë 30 shtator 2020. Ndërsa, auditimi i KLSH-së ka përfunduar në fund të vitit 2021 dhe ka evidentuar se punësime të tilla pa garë dhe me drejtim nepotik ka pasur edhe në periudhën nga viti 2020 deri në 2021. Në raportin e KLSH-së thuhet se vetëm gjatë vitit 2021 janë emëruar pa konkurrim 3 punonjës. Ndërkohë për 11 punonjës të tjerë nuk janë dorëzuar dokumentet informuese dhe verifikuese, çka tregojnë se kjo është rruga që ndiqet në Dogana për të futur në punë miqtë e drejtorëve.

“Në 3 raste në vitin 2021, nuk është zhvilluar nga ana e DPD-së asnjë procedurë shpallje, verifikimi apo konkurrimi, por është lidhur kontrata individuale e punës në mënyrë të menjëhershme. Në 11 raste, nga këqyrja e dokumentacionit të kandidatëve të shpallur fitues, ka rezultuar se, nuk është dorëzuar dokumentacioni vërtetues i kërkesave të përgjithshme dhe po në 11 raste, janë pranuar dokumente përtej datës së vendosur në njoftimin për shpallje konkurrimi”, thuhet në raport.

Transferime në shkelje të ligjit

Ndër të tjera KLSH evidenton se më së shumti gjatë vitit 2021 janë bërë lëvizje nga postet në shkelje të ligjit. Si duket Gazheli ka ngritur në detyrë miqtë e tij më afërt, familjarët e tyre dhe ka ulur në detyrë punonjësit e tjerë. Ka edhe transferime punonjësish në shkelje të ligji, duke shkaktuar 2,614,482 lekë dëm ndaj buxhetit.

“Nga auditimi konstatohet se në 5 raste, transferimi është realizuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, pasi janë realizuar transferime nga pozicion pune, pa status të shërbimit civil në administratën doganore në pozicion pune me status nëpunësi civil, si dhe janë realizuar transferime nga pozicion me status nëpunësi civil në pozicion pune pa status të shërbimit civil në administratën doganore. Nga auditimi konstatohet se në 74 raste për vitin 2021, transferimi është realizuar për një periudhë me kohëzgjatje mbi 6 muaj në kundërshtim me legjislacionin në fuqi (Ligji “Për nëpunësin civil” dhe Kodin Doganor në RSH)”, thuhet në raport.

Më tutje sqarohet se në 34 raste, në këto transferimie punonjësi ka lëvizur në një kategori më të lartë, duke fituar pagën më të lartë midis dy kategorive, në kundërshtim me ligjin.

Largime të padrejta nga puna

Jo vetëm kaq, KLSH raporton se me ardhjen e Gazhelit në krye të Doganave janë bërë një valë largimesh të padrejta nga puna. Normal, se ky i fundit po bënte gati karriget për  miqtë e tij. Vetëm gjatë viti 2021 janë shkaktuar 18 milionë lekë dëme financiare për heqjet e padrejta nga puna.

“Shuma e likuiduar përgjatë vitit 2021, për ish punonjësit e larguar nga puna, si rezultat i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së presë, ka rezultuar në shumën 18,856,179 lekë. Shpenzimet për ekzekutim të vendimeve gjyqësore “Për largim nga puna/dhe ose shërbimi civil” për vlerën e cituar më lart, konsiderohen shpenzime të panevojshme, si rrjedhojë e veprimeve të paligjshme të institucionit. Përdorimi i këtyre fondeve buxhetore për paga të punonjësve, të cilat nuk kanë punuar për periudhën që janë paguar duke rënduar shpenzimet e vitit 2021, janë cilësuar si shpenzime pa efektivitet, eficent”, thekson KLSH.

Po ashtu, konstatohet se ka pasur edhe miliona lekë dëme të regjistruara në 2020. Kësisoj, KLSH konstaton se vlera prej 20,211,684 lekë, paguar për fituesit e gjyqeve për vitin 2020 dhe shpenzimet për shërbimin përmbarimor./ Esmerald Hida/

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: akuzadem ekonomikDrejtoria e DoganaveGent GazheliKLSHkryesore2PUNESIMpunesimeraportshkeljetender

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
I fshihte në shtëpi/ Pranga 47-vjeçarit në Krujë, ja çfarë zbuloi policia (EMRI)

I fshihte në shtëpi/ Pranga 47-vjeçarit në Krujë, ja çfarë zbuloi policia (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com