GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, ekstradohen dy persona

11:33 - 14/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grup i strukturuar kriminal dhe trafik droge, ekstradohen dy persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia pasi kanë qenë të shpallur në kërkim nga autoritetet vendase.

Sipas policisë nga Italia është ekstraduar  32-vjeçari Gjergji Luli i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike  kokainë, 2 shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali.

Ndërkohë nga Greqia u ekstradua, Arben Cufe, 48-vjeçar i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi.

Njoftimi i policisë

Ekstradohet nga Italia, një 32-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike  kokainë, 2 shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali.

-Ekstradohet nga Greqia, një 48-vjeçar i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në shtetet ku ata duhet të kryejnë dënimin, është bërë i mundur ekstradimi në Shqipëri, i 2 shtetasve shqiptarë që kanë qenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia, shtetasi Gj. L., 32 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Gj. L., në bashkëpunim me shtetasin A. L., dyshohet se ka transportuar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike  kokainë, për 200 000 euro, shtetasve R. Z. dhe Gj. Z., të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi lënde narkotike, në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars-nëntor të vitit 2016.

Gjithashtu, në janar të vitit 2017, në Bergamo, është sekuestruar edhe një sasi tjetër  kokaine, që dyshohet se shtetasit Gj. L. dhe A. L. ia kishin shitur shtetasve R. Z. dhe Gj. Z..

-Po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është ekstraduar nga Greqia, shtetasi A. C., 48 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, në vitin 2019, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. C., në bashkëpunim me shtetasin V. H., dyshohet se ka organizuar trafikimin e një sasie lënde narkotike kanabis, në Greqi. Sasia e lëndës narkotike është transportuar në Greqi, kundrejt pagesës në euro nga 4 shtetas, të cilët janë arrestuar nga Policia.

2 shtetasit e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Etiketa: akstradohendrogeKryesore1

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Para
VIDEO/ Banorët e nisin me temë interesante, flasin për menstruacionet

VIDEO/ Banorët e nisin me temë interesante, flasin për menstruacionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

Gazetari Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com