GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shqiptarë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enti Federal Gjerman i Kriminalistikës (BKA) konstaton një kërcënim në rritje nga krimi i organizuar në Gjermani. Në raportin vjetor mbi krimin e organizuar për vitin 2025, i cili u prezantua në Berlin, thuhet se gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 683 procedura hetimore, niveli ky më i lartë që prej vitit 2021.

Edhe numri i personave të dyshuar u rrit me më shumë se 13 për qind, duke arritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Nga 7.988 persona të dyshuar që u identifikuan gjatë vitit të kaluar, 2.722 ishin shtetas gjermanë, 664 shtetas turq, 402 sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 persona me shtetësi polake.

Transformim i thellë

Shefi i BKA-së, Holger Münch, theksoi se krimi i organizuar po pëson një transformim të thellë: “Krimi i organizuar po ndryshon fytyrë. Rrjetet kriminale sot veprojnë shumë më tepër të lidhura në mënyrë digjitale, në nivel ndërkombëtar dhe me një ndarje të qartë rolesh.” Sipas raportit 69 për qind e procedurave hetimore kishin përmasa ndërkombëtare.

Pjesën dërrmuese të hetimeve për krimin e organizuar gjatë vitit 2025 e përbënin sërish veprat penale të lidhura me narkotikët. Pas tyre renditeshin veprat penale të lidhura me aktivitetin ekonomik, shkeljet tatimore dhe doganore, kontrabanda e qënieve njerëzore, krimet kundër pronës dhe pastrimi i parave.

Më shumë dhunë ekstreme dhe rekrutim adoleshentësh

Bandat kriminale në Gjermani po përdorin gjithnjë e më shpeshdhunë ekstreme për të frikësuar viktimat e tyre dhe për të imponuar pretendimet e tyre për pushtet ndaj grupeve rivale. Sipas raportit në 31 nga procedurat hetimore fokusi kryesor ishte tek kriminaliteti i dhunshëm.

Si shembull për brutalitetin me të cilin veprojnë sot shumë autorë krimesh, BKA përmend një seri shpërthimesh dhe të shtënash në rajonin e Këlnit, të cilat sipas hetimeve lidhen me vjedhjen e një ngarkese droge.

Po ashtu është rritur numri i rasteve në të cilat aktet e dhunshme porositen si “shërbim” ose kryhen nga të mitur të rekrutuar posaçërisht për këtë qëllim. Mes autorëve të rekrutuar për të kryer krime ka pasur edhe fëmijë të moshës 13-vjeçare. Në shumë raste personi që porosit krimin dhe ai që e kryen atë nuk takohen kurrë me njëri-tjetrin./DW

Etiketa: Gjermanigrupet kriminaleshqiptarë

Lajme të lidhura

“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë
Aktualitet

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rriten deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve
Botë

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

07:48 - 04/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Para
Ndryshim në listën e Kombëtares, Feta Fetai ftohet nga trajneri Maran, Qazim Laçi mungon për shkak dëmtimi

Ndryshim në listën e Kombëtares, Feta Fetai ftohet nga trajneri Maran, Qazim Laçi mungon për shkak dëmtimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë
Aktualitet

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rriten deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te mjetet, pritet të sjellë rritjen...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 04/11/26
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

07:48 - 04/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:42 - 04/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:41 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com