GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Grupi për PD-në” i kërkon Bashës të shtyhet data e zgjedhjeve për kreun e partisë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Grupi për PD-në” i kërkon Bashës të shtyhet data e zgjedhjeve për kreun e partisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupimi për Partinë Demokratike i ka bërë një kërkesë Lulzim Bashës dhe Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë që data e zgjedhjeve të shtyhet. Sipas këtij grupimi, “nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eliminimin e debatit në radhët e partisë.

Sipas tyre, vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar. Grupimi për PD-në shprehen të bindur se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është “në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.”

Kërkesë:

Drejtuar:

Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë;

Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike, në vijim të Deklaratës sonë dt. 17 maj 2021, mbetetmi të bindur dhe ripohojmë se: “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, për eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.”

Për këtë arsye gjykojmë se është në dobi të Partisë Demokratike të mirëkuptohet dhe të trajtohet me përgjegjësinë e duhur politike dhe institucionale kërkesa jonë, e cila është:

Shtyrja e datës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 qershor 2021.

Mbetemi të bindur dhe gjykojmë me përgjegjësi se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike. Një vendim i tillë paragjykon, ende pa filluar gara zgjedhore, rezultatin e saj! Aq më tepër dhe sidomos sepse një afrim i tillë i datës, duke ju shmangur datës 22 korrik 2021, të parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë si data më e afërt për zhvillimin e zgjedhjeve, nuk bazohet në asnjë përcaktim statutor dhe/ose nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga gjendja dhe zhvillimet politike.

Përkundrazi, gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë.

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, paraqesim këtë Kërkesë, të bindur dhe të përgjegjshëm se mundësimi dhe zhvillimi i një gare zgjedhore të ndershme dhe të besueshme për kryetarin e Partisë Demokratike i shërben, në rradhë të parë dhe sidomos, vetë Partisë, antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe Shqipërisë dhe kombit tonë.

Duke mbetur në pritje të përgjigjes, shprehim edhe një herë gjithë përkushtimin tonë për të marrë pjesë me përgjegjësi në reformimin e thellë dhe të domosdoshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për t’a ribërë atë mbartësen e shpresës së humbur të shqiptarëve, si në vitin 1990,   shprehësen politike dhe institucionale të vlerave më të mira që dallojnë një parti të qendrës së djathtë, si dhe vlerave të popullit dhe kombit shqiptar!

Vijon…

Etiketa: Grupi per PDPolitike

Lajme të lidhura

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë
Aktualitet

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Para
Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

TË FUNDIT

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, ka dhënë një intervistë në “Breaking” në Top News. Ai foli...

Lexo më shumë
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

Blerina Gjylameti zbaton “urdhrin” e Ramës, jep dorëheqjen nga drejtimi i AKU

19:50 - 23/10/26
Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

Pas disa orësh kërkimesh, shpëtohet turisti i huaj në Himarë

19:31 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com