GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gurishta: Kisha oferta nga Tirana dhe Egnatia por…

17:06 - 17/07/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Gurishta: Kisha oferta nga Tirana dhe Egnatia por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ka nisur një aventurë të re në Bullgari me skuadrën e CSKA 1948 Sofia.

I ftuar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, mbrojtësi 28-vjeçar foli për këtë aventurë të re, por edhe për mbylljen e bashkëpunimit me Vllazninë, ku u shpreh se dëshira e tij ishte të qëndronte, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin.

“Të them të vërtetën po ndihem shumë mirë. Jam ambientuar më shpejt se sa e mendoja, sepse kur erdha këtu isha në fazën e rikuperimit. Tashmë jam thuajse në 100%, jam në gjendjen time më të mirë. Besoj se dita ditës po fitoj atë formën graduale dhe të jem 100% i gatshëm.

Është eksperienca e parë jashtë, pas 10 viteve në Shqipëri, pas 10 viteve te Vllaznia. Kisha kohë që e prisja një eksperiencë të tillë, por gjithsesi ajo erdhi. Edhe pse në moshën 28-vjeçare, jam shumë i lumtur se këtu është një ekip shumë profesionist. Ndihem mjaft mirë.

Ishte një ndeshje e rëndësishme se ishte derbi. Levski ishte një ekip shumë i fortë. E dinim rëndësinë e ndeshjes, e dinim forcën e kundërshtarit, por ne besuam dhe ja dolëm. Jam shumë i lumtur që ta nisim kampionatin me tre pikë.

Vitin e kaluar ka përfunduar në vend të tretë. Jemi në Konferencë Ligë, në raundin e dytë. Kemi ndeshjen më 27 korrik kundër Steaua Bukureshtit. Këtë vit besoj se jemi pretendentë për titull, por s’duhet të harrojmë që këtu ka shumë skuadra të forta. Por dhe ekipin jonë është  ndërtuar për të qenë pretendente.

E kam thënë dhe më përpara. Kontrata ime përfundoi. Dëshira ime ishte të qëndroja te Vllaznia, por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. E pash që gjërat nuk ishin në mënyrën e duhur, nuk e di kishte shumë probleme. Ajo oferta nga CSKA-ja erdhi në momentin e duhur dhe jam shumë i lumtur te ekipi im i ri dhe nuk kam pse kthej kokën pas.

Ishte shumë e vështirë. Në momentin që isha lojtar i lirë, kisha shumë bisedime me klubet e tjera, sidomos në Shqipëri. Pothuajse më të gjitha ekipet e para që janë pretendent për kampion. Kisha bisedime, por mendjen e kisha te Vllaznia. Mendoja si do të ishte të shkëputesha nga Vllaznia. Që fëmijë te Vllaznia. Ishin shumë vite. Vllaznia ishte shtëpia ime, ishte gjithçka për mua. Falë Vllaznisë jam ky që jam sot. Por kur e mendova ishte për të mirën time.

E kam dëgjuar dhe profesor Shtubinën që ka folur. Nuk jam ai tipi që dua të bëj polemika, por Shtubina di shumë pak rreth kësaj teme. Nuk është temë që i përket atij. Më përket mua dhe klubit. Por unë nuk dua të bëj replika, sepse këtë javë Vllaznia ka ndeshje dhe shumë të fortë dhe unë ja uroj me gjithë zemër kualifikimin. Historia ime është e mbyllur me aq.

Pa diskutim që e ndoqa. Do t’i ndjek të gjitha ndeshjet. Jam një nga tifozët më të flaktë të Vllaznisë. E ndoqa ndeshjen. Të them të vërtetën e pash ekipin në vështirësi. Kam folur dhe me çunat pas ndeshjes, por ai goli në fund mendoj se ishte si ajo qershia mbi tortë. Më kujtoi atë ndeshje me Shirokin përpara dy vitesh.

Merita ka dhe kundërshtari, sepse e pamë që ishte i fortë. Ishte e dukshme që ishin më lartë se ne. Por çunat ishin optimist, mendoj se në Shkodër do të jetë ndeshje tjetër. Me ndihmën e tifozerisë do të jetë mbështetje për të gjithë çunat. Mendoj se Vllaznia ka shanse.

Për çfarë kam kaluar te Vllaznia jam shumë i lumtur. E vetmja gjë që më ngeli peng isha të dilja kapiten. Kam arritur të kap Kombëtaren me Vllazninë. I vetmi peng është titulli kampion, por në të ardhmen s’i dihet.

Shumë e vështirë, sepse janë larguar 70% e formacionit titullar. Mendoj se Vllaznisë i duhet pak kohë. Tifozët mos të jenë pesimistë. Mendoj se në kampionat do të jetë një ekip tjetër. Tashmë me ardhjen e Krymit, që mu bë qejfi të them të vërtetën, mendoj se Vllaznia do të jetë shumë e fortë.

Të them të vërtetën kam pasur shumë bisedime këtë sezon. Më janë ofruar shifra shumë më shumë të larta se Vllaznia. ja kam shpjeguar dhe klubit që nuk dua të largohem. Isha shumë pranë një ekipi tjetër në Superiore. Kam qenë në bisedime me Tiranën dhe Egnatia. Më kanë ofruar dhe shifra financiare më të larta se Vllaznia. por jam shumë i lumtur që jam në një ekip si CSKA-ja.

E mendoj dhe ftesën nga Kombëtarja. Por duhet punë. Nëse do të jem në formën time më të mirë, besoj se do vijë dhe ftesa. Është një kampionat shumë më i fortë se kampionati shqiptar. Kushte janë shumë të mira. Duke pasur parasysh të gjitha këto, besoj se do të vijë dhe ftesa”, u shpreh Gurishta./PanoramaSport

Etiketa: CSKA SofiaGurishtaVllaznia

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
FOTO/ Të lumtur pas drekës, Rama batuta me Abazovic

FOTO/ Të lumtur pas drekës, Rama batuta me Abazovic

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në...

Lexo më shumë
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com