GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gurma i Sarandës shpenzon 70 mln lekë për sallën e mbledhjeve

15:45 - 08/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gurma i Sarandës shpenzon 70 mln lekë për sallën e mbledhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Sarandë me në krye Adrian Gurmën po përgatit terrenin për fushatën zgjedhore. Me datë 5 dhjetor 2022, Gurma ka firmosur një tender me vlerë 70 milionë lekë. Dhe përse harxhohet ky fond? Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rikonstruksion të sallës së mbledhjeve në Bashki”. Në këto vite Bashkia Sarandë nuk i është nënshtruar ndonjë rikonstruksioni, ndërsa këto salla pothuajse nuk janë vënë në funksion fare. Por, tashmë që po afrojnë zgjedhjet duhen salla për të zhvilluar një pjesë të fushatës elektorale dhe për të mbledhur qytetarët, që t’iu kërkohet sërish vota. Sipas të dhënave të dokumentit, punimet për riparimin e sallës do të zgjasin 40 ditë. Për kaq punë, kompania fituese do të xhirojë 7. 083. 333 të reja.

Në kontratë evidentohet se fituese është kompania “ASI-2A CO”, por në fakt nuk janë paraqitur pikët që ajo ka marrë nga vlerësimi i komisionit, me të cilat u shpall e para. Nuk e dimë nëse ky komision kontrollon cilësinë me të cilën punojnë kompanitë. Ndërkohë, firma në fjalë është denoncuar disa herë në media se nuk mbyll punimet e kontraktuara në tenderë publikë.

Projektet abuzive

Një rast abuzimi është ndërtimi i urës në fshatin Suk, në Bashkinë Roskovec. Ky objekt u ndërtua në vitin 2020 nga kompania “ASI-2A CO”, por u shemb gjashtë muaj pasi u përfundua. Si pasojë, rreth 300 fermerë mbetën pa rrugë për të shkuar në tokat e tyre. Sipas banorëve, ura ende nuk është inauguruar, ndërkohë që rezulton se bashkisë i ka kushtuar miliona lekë fonde shtesë. Autoritetet vendore deklarojnë se ende nuk është bërë pagesa dhe do t’i kërkohet kompanisë kontraktuese të marrë masa për riparimin e duhur.

Pas këtyre denoncimeve urës iu bë vetëm një riparim shkel e shko, por sërish nuk është në standardet e duhura. Ndërkohë, me sa duket edhe Bashkia Sarandë po ndjek të njëjtin shembull të keq. Janë 70 milionë lekë të mbledhura nga taksapaguesit e Sarandës që i besohen mikut të kryebashkiakut, që ky të zhvillojë fushatë komode.

Kjo është vetëm një nga lëvizjet që po bën Gurma në prag zgjedhjesh. Pak ditë më parë, Gijotina.com denoncoi se si Adrian Gurma shpenzoi 10 000 000,00 lekë të reja për rikonstruksionin e një lulishteje. Ky ishte një tender i zhvilluar në shkelje të ligjit. Me sa duket ethet e garës po vënë nën “presion” kryebashkiakët në vend, që të përvetësojnë dhe shpërdorojnë sa më shumë!

Lexo edhe:  Lulishte zgjedhore/ Adrian Gurma i fal 100 mln lekë Bledar Manes

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimadrian gurmaBashkia Sarandesalle mbledhjeshtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Braverman “kapet” sërish me shqiptarët: Janë kthyer vetëm 36 veta

Deputeti britanik: Braverman po përkeqëson situatën me shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat tha se dhuna e ushtruar gjatë...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com