GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Guvernatori Gent Sejko zhvilloi takim me ambasadoren Yuri Kim, ja çfarë u diskutua  

18:45 - 15/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Guvernatori Gent Sejko zhvilloi takim me ambasadoren Yuri Kim, ja çfarë u diskutua  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, zhvilloi një takim ditën e sotme me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter nga Banka e Shqipërisë, theksohet se takimi u mbajt në ambientet e këtij institucioni. Përmes një deklarate më të zgjeruar Banka e Shqipërisë zbulon fokusin e takimit dhe çështjet e diskutuara.

“Në datën 15 prill 2022, Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, SH.S.Zj. Yuri Kim, në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Ky takim u zhvillua në kuadër të rizgjedhjes së Guvernatorit Sejko me një mandat të dytë si drejtues i institucionit të bankës qendrore. Në krye të bisedës Ambasadorja Kim e uroi Guvernatorin duke vlerësuar se kjo rizgjedhje e tij mbështet qëndrueshmërinë e Bankës së Shqipërisë si një institucion kyç në zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në vijim të bisedës në fokus ishte situata ekonomike post Covid-19 në Shqipëri dhe mjedisi kompleks i krijuar tashmë për shkak të tensionit gjeopolitik nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Guvernatori u shpreh se pas një rikuperimi të fortë të ekonomisë shqiptare që pasoi pandeminë gjatë vitit 2021, këtë vit, ekonomia jonë po përballet me sfidën e re ndërkombëtare, atë të rritjes së çmimeve” – thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Sejko është shprehur se bazuar në tendencat aktuale dhe informacionin e disponueshëm, pritet që kjo goditje e çmimeve, nga ana e ofertës, të ketë një ndikim të konsiderueshëm. Ai gjithashtu është shprehur se Banka e Shqipërisë reagoi nëpërmjet instrumentit të politikës monetare për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend, si dhe për të minimizuar pasojat që goditja e çmimeve mund të ketë mbi koston e jetesës.

“Në vijim, Guvernatori shtoi se bazuar në tendencat aktuale dhe informacionin e disponueshëm, pritet që kjo goditje e çmimeve, nga ana e ofertës, të ketë një ndikim të konsiderueshëm, megjithatë nuk do të prishë rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike dhe pritet të jetë kalimtare. Sanksionet e vëna ndaj Rusisë dhe rritja e volatilitetit dhe e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare diktuan një rishikim të projeksioneve të mëparshme të Bankës së Shqipërisë dhe nevojën e rivlerësimit të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare. Gjatë bisedës, Guvernatori shtoi se në këtë ambient dinamik, politikëbërësit po përballen me dilema të politikave të tyre. Politika monetare duhet të fokusohet në stabilitetin monetar dhe financiar pa penguar në mënyrë të panevojshme rimëkëmbjen, ndërsa politika fiskale duhet të lehtësojë barrën e shtresave të varfra të shoqërisë dhe sektorëve vulnerabël të ekonomisë pa rrezikuar borxhin publik. Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë reagoi nëpërmjet instrumentit të politikës monetare për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend, si dhe për të minimizuar pasojat që goditja e çmimeve mund të ketë mbi koston e jetesës, mbi kursin e këmbimit dhe mbi shëndetin e sektorit bankar” – thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Më tej, Sejko ka siguruar siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me të gjitha autoritetet në vend, me qëllim përballimin e kësaj situate, duke ruajtur parametrat makroekonomikë, si dhe stabilitetin e çmimeve e atë financiar në vend.

“Guvernatori e siguroi Ambasadoren Kim se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme ligjore e rregullative që disponon, në bashkëpunim me të gjitha autoritetet në vend, me qëllim përballimin e kësaj situate, duke ruajtur parametrat makroekonomikë, si dhe stabilitetin e çmimeve e atë financiar në vend. Në vijim, Guvernatori Sejko prezantoi gjendjen e sektorit bankar në vend duke theksuar se ai është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar, ku mund të përmendet raporti i kredive me probleme i zbritur në nivelin aktual prej 5.4%. Nga ana e saj, Ambasadorja Kim vlerësoi rolin që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar kanë luajtur në vazhdimësi, si dhe mbështetjen që Banka e Shqipërisë po jep për minimizimin e efekteve të mundshme negative të krijuara tensioni gjeopolitik. Ambasadorja vuri theksin në rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të situatës nga institucionet në vend, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur. Gjithashtu, Ambasadorja Kim vlerësoi marrëdhëniet mjaft të mira që Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë situatë. Në përfundim, Guvernatori Sejko falënderoi Ambasadoren Kim për takimin, duke i vlerësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një partner strategjik mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë” – thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të rizgjedhjes së Guvernatorit Sejko me një mandat të dytë si drejtues i institucionit të bankës qendrore dhe kishte në fokus rikuperim e ekonomisë në situatën post-pandemisë, por dhe mjedisin kompleks të krijuar si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës.

 

Etiketa: ambasadorjaBanka e ShqiperisediskutuaGuvernatoriTakimYuri Kim

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Sulmi ndaj policisë së Kosovës/ Reagon Meta: Akte burracake, e dënoj me ashpërsi…

Sulmi ndaj policisë së Kosovës/ Reagon Meta: Akte burracake, e dënoj me ashpërsi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com