GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Habit Flutura Açka: Deputetët shqiptarë janë zhulsa dhe analfabetë

13:39 - 26/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Habit Flutura Açka: Deputetët shqiptarë janë zhulsa dhe analfabetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si asnjëherë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur “pa doreza” për atë se çfarë ndodh në Parlament.

E ftuar në podcastin e Albana Osmanit, deputetja demokrate është ndalur gjatë në jetën parlamentare, duke folur shumë hapur.

Një pyetje tepër pikante, se “çfarë arome mban parlamenti”, deputetja e PD i është përgjigjur troç dhe shumë sinqerisht: “Në Parlament ka njerëz që nuk i lajnë sqetullat”, duke lënë të kuptohet se kolegët e saj shkojnë në  Kuvend të palarë.

“Ka armiq të briskut dhe të dushit, siç thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre”, tha deputetja e PD, e cila u ndal edhe pak tek aftësite intelektuale të disa prej kolegëve.

“Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, s’po flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore”, tha Flutura Açka.

Pjesë nga diskutimi:

Çfarë aromë mban Parlamenti shqiptar?

Flutura Açka: Furriku. Furrik. Meqenëse ka furriku ndonjë erë, furrik. Unë nuk e kam parasysh se çfarë ere e ka por meqenëse i thonë furrik, furrik e ka një erë. Sepse shiko… Është e bukur ta them. Në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare, por ti kupton që nuk e njeh dushin. Janë armiq të briskut dhe të dushit.

Po e thua në krahasim figurativ apo fizik?

Flutura Açka: Jo, jo e them tamam tamam unë. Edhe fizik. Ka armiq të briskut dhe të dushit, siç thotë një njeri i njohur kur flet për politikanët. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre.

Si e shkruajnë me gabime ortografike?

Flutura Açka: Hiç, mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, s’po flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore.

Po me thashetheme biseda të vogla merren?

Flutura Açka: Shumë, nëna e thashethemeve është Parlamenti. Po ka edhe njerëz të mrekullueshëm dhe jam e lumtur që i kam takuar.

 

Etiketa: AckadeputeteKryesore1

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Shiste kokainë në lagjet e Vlorës, arrestohet 41-vjeçari

Po ndërtonte shtëpi druri për turizëm, pranga 35-vjeçarit në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com