GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Habit Ibra pas disfatës ndaj Portos: Kualifikimi është i arritshëm

09:25 - 20/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat italiane e bëjnë fakt: Ibrahimoviç do luajë në takimin me Sampdorian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbja ndaj Portos me rezultatin 1-0 mbrëmjen e së martës nuk i ka shuar komplet shpresat te Milan, të paktën kështu ka thënë në konferencën për mediat pas kësaj sfide Zlatan Ibrahimovic.

Duke komentuar këtë disfatë suedezi u shpreh se kjo ishte ndeshja më e keqe për ta, ndërsa shtoi se kjo duhet ta rrisë skuadrën.

“Sot ishte ndeshja jonë më e keqe në Champions League. Fatkeqësisht jemi akoma me zero pikë pas tre ndeshjeve. Duhet të kujtojmë se kjo skuadër është kthyer në Champions League pas kaq shumë vitesh dhe lojëra si kjo do t’i japin përvojë të gjithë grupit të lojtarëve.”-u shpreh ai.

Më tej, ai shtoi se mungesat kanë ndikuar shumë në rezultatin e kësaj ndeshje, ndonëse ka theksuar se rikthimi i ka bërë mirë.

“Po, kishte shumë lojtarë që mungonin, por kjo është pjesë e futbollit. Unë sapo jam kthyer dhe jam i lumtur të luaj, më duhen më shumë minuta për të gjetur ritmin. Sa më shumë që luaj, aq më shumë ritmi kthehet. Ishte ndeshja e parë edhe për Bakayoko, por nuk dua të gjej justifikime. Në ndeshjen tjetër duhet të bëjmë më mirë. Ne duhet të shohim përpara dhe të bëjmë më mirë se sot në ndeshjen tjetër. Vetëm duhet të mësojmë.” -vijoi sulmuesi.

Në fund fjalën e tij Ibra e mbylli duke thënë se përderisa janë tre ndeshje të tjera dhe ekziston një mundësi sado e vogël për t’u kualifikuar ata do të besojnë.

“Janë tre ndeshje për t’u luajtur. Sezonin e kaluar luftuam për Champion League dhe për sa kohë ekziston një shans ne do të luftojmë. Fatkeqësisht, sonte kemi humbur, por unë nuk dorëzohem. Ne ende besojmë te kalimi i grupit.”-deklaroi Zlatan Ibrahimovic.

Si gjithmonë suedezi tregon se nuk di të dorëzohet dhe nuk ka gjë që e mposhtë në qëllimet që ai i vendos vetes./K.T/Gijotina.com

Etiketa: Champions LeagueibrakualifikimPorto

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
SPAK urdhëron operacion antidrogë në Lezhë pas vrasjes së nënkomisarit Hoxha, 12 të arrestuar

SPAK urdhëron operacion antidrogë në Lezhë pas vrasjes së nënkomisarit Hoxha, 12 të arrestuar

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com