GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Habit legjenda e pasarelave: Gati sa nuk vrava veten…

në Lifestyle, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Habit legjenda e pasarelave: Gati sa nuk vrava veten…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Naomi Campbell zbuloi se varësia ndaj drogës gati sa nuk i mori jetën në kulmin e karrierës së saj në vitet ’90. Ylli legjendar i pasarelave foli hapur për abuzimin e saj në të kaluarën me substanca në serialin e ri dokumentar të “AppleTV+”, “The Super Models”, duke pranuar se ajo u bë përdoruese e kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace.

“Mendoj se kur fillova të përdorja kokainën, një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja ishte pikëllimi. Varësia është një budallallëk. Ti mendon se do shërosh plagët. Por, kjo nuk ndodh. Mund të shkaktojë një frikë dhe ankth të madh. Kështu që u zemërova shumë.”

Ikona e modës tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997.

“Gianni Versace ishte shumë i ndjeshëm. Ai më shtynte të ecja para dhe të shkoja më tej kur nuk mendoja se mundesha. Kështu që kur ai vdiq, u pikëllova shumë.”

Supermodelja britanike luftoi me varësinë e saj ndaj substancave narkotike për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999.

“Kur përpiqeni të mbuloni diçka, ndjenjat tuaja – për shembull braktisjen. U përpoqa ta mbuloja me diçka. Ju nuk mund ta mbuloni atë. Po vrisja veten. Ishte shumë e dhimbshme.”

Por, ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për t’u shtruar në rehabilitim.

“Zgjodha të shkoj në rehabilitim. Ishte një nga gjërat më të mira dhe të vetme që mund të kisha bërë për veten time në atë kohë. Më janë dashur shumë vite për të punuar dhe ta përballuar. Dhe ende shfaqet ndonjëherë. Por unë tani kam mjetet se si ta trajtoj atë.”

Përveç përballimi i vdekjes së Versace, nëna e dy fëmijëve ka reflektuar më parë edhe për traumën e fëmijërisë që përjetoi pasi i ati braktisi nënën e saj.

Campbell foli për këtë në një intervistë të vitit 2000 me Barbara Walters – e cila u shfaq në “The Super Models”.

“Ka shumë probleme që kam që nga fëmijëria. Për shembull, nuk njoh babain, nuk kam parë nënën. Kjo sjell shumë – manifeston shumë ndjenja. Një nga ato ndjenja, absolutisht është zemërimi. Është një manifestim i një çështjeje më të thellë, mendoj unë, zemërimit. Dhe kjo për mua, mendoj se bazohet në pasigurinë, vetëvlerësimin dhe vetminë…”

Etiketa: legjendapasarela

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
I njihni? Deputetët më të paguar në Maj, pa asnjë gjurmë legjislative

Reforma Zgjedhore, Kuvendi shtyn votimin për përbërjen e Komisionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com