GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Hajdari i Kuçovës i fal 1,5 mld lekë për pastrim firmës që ndoti Shkumbinin

15:23 - 29/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, nuk është ndjerë fare deri më sot as për të keq por as për ndonjë punë

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, nuk është ndjerë fare deri më sot as për të keq por as për ndonjë punë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, nuk është ndjerë fare deri më sot as për të keq por as për ndonjë punë të bërë në zonën që përfaqëson. Tani, Hajadari është zgjuar nga gjumi dhe u kujtua se qyteti duhet pastruar. Kështu, shpejt e shpejt dhe pa u lodhur ka hapur një tender. Për të cilin do të shpenzojë jo pak por 1.5 miliardë lekë.

Tenderi ka si objekt “Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe transportit në vend depozitim të mbetjeve urbane”. Projekt i cili do të zgjas për 4 vjet. Në pikëpamjen e parë, të shpenzosh për pastrimin e qytetit është një vendim i mirë, pasi çdo bashki ka një fond te përcaktuar për këtë shërbim.

Por, kjo nuk do të thotë që kryebashkiakët t’i shpenzojnë pa kriter dhe paratë të vidhen në dritën me diell.  Sepse me sa tregojnë faktet këto 1.5 miliardë lekë nuk janë të sigurta që do investohen për pastrim, për aq kohë sa kemi të bëjmë me një aferë.

Pasi tenderi i është dhuruar pa garë fare mikut të Hajdarit. Në dokument shihet se për këtë projekt kanë paraqitur ofertë 3 firma. Por, janë skualifikuar në fazën e parë me argumentin se nuk kanë deklaruar numrin e punonjësve dhe numrin e mjeteve me të cilët do të pastrojnë. Kështu, në garë mbeti vetëm firma  “Viola Green” shpk, në pronësi të Marsel Shegës, Fatos Jaupajt dhe Sherif Kapllani. Të tre ata sëbashku me Kreshnik Hajdarin kanë firmosur pa garë kontratë për këtë tender. Kështu, për 4 vitet e ardhshme, ata do të vjedhin nga taksat e qytetarëve të Kuçovës.

“Viola-Green SHPK”, firma që ndot lumenjtë

Ndërsa nuk presim që  firma në fjalë të pastrojë vërtetë, pasi është më shumë e njohur për ndotje të përmasave të mëdha. Kujtojmë se dy vjet më parë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkoi me gjobë 2 milionë lekë Bashkinë e Rrogozhinës, e cila kishte kontraktuar firmën “Viola-Green SHPK” për të pastruar mbetjet urbane në këtë qytet.

Shkak janë bërë hedhjet e mbetjeve urbane në territorin e bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin. Për të cilat IKMT ka njoftuar të marrë masa, por nuk është kryer asnjë veprim.

Lexo edhe: Tenderët e pastrimit, Kapri me nipin e Sadri Abazit, kundër Mirit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: BASHKIA KUCOVEKRESHNIK HAJDARIkryetari i Bashkisë Kuçovënuk është ndjerë fare deri më sot as për të keq por as për ndonjë punëpastrimshwrbimtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Pas 10 vitesh Rama kujtohet se paguhet ende në të zezë

Pas 10 vitesh Rama kujtohet se paguhet ende në të zezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com