GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Kur hajduti uron Bajramin

13:20 - 10/04/24
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur hajduti uron Bajramin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alibitë e Erion Veliaj se bashkëpunëtorët e ngushtë në Bashkinë e Tiranës ‘i kanë ngrenë fiq pas kurrizit’ nuk po bindin.

Këtë të Mërkurë, kryebashkiaku ka uruar Bajramin përmes një postimi në rrjetet sociale. Në “FB”, Veliaj ndan pamje të faljes së namazit në “Sheshin Skënderbej”. Në video, shquhen besimtarët të cilët kryejnë ritin e faljes, të rrethuar nga kullat dhe një intensitet ndërtimesh që nxjerrin në pah një shëmti të theksuar urbanistike. “Gëzuar Bajramin! Zoti jua pranoftë sakrificën”, shkruan Veliaj.

Urimi për këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë duket se ka acaruar qytetarët, të cilët i përgjigjen se nuk duan që festa e shenjtë për ta të ndyhej nga një “hajdut” si Veliaj.

“Bajrami s’ka lidhje me hajdut, njeri fallco, o lali Eri”, shkruan një komentues.

“Ik o hajdut mos na e ndyj festën”, i komenton një tjetër.

“Sa më shumë që i varfëroni, aq më shumë shtohen hallexhinjtë...”, është një tjetër koment.

Dikush i thotë se po e pret burgu: “Qen, ç’ka di ti ç’ka është Bajrmani, burgu të pret kalbësirë”.

Tre prej bashkëpunëtorët e ngushtë të Veliaj janë pas hekurave lidhur me dosjen e njohur si “5D”, ndërsa të tjerë janë nën masa më të lehta sigurie. Hetimet e SPAK zbuluan se dy drejtorët e “Lalit”, Mariglen Qato dhe Redi Molla zotëronin “de facto” një kompani përmes së cilës u jepnin tendera vetes si drejtues të Ujësjellësit, si dhe merrnin në mënyrë të paligjshme miliona në procedura prokurimi edhe nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera nën varësi. Shuma e arkëtuar i kalon 20 milionë euro. Kompania në fjalë ka marrë po ashtu disa leje ndërtimi nga institucioni që drejton Erion Veliaj.

Për aferat e vartësve, Veliaj pretendon se nuk kishte dijeni, se ashtu si kryeministri Edi Rama, ‘i kanë ngrenë fiq pas shpinës’ edhe pse të dhënat e dosjes hetimore sugjerojnë ndryshe.

Gjithsesi, përpjeka për tu dukur si kryebashkiak debil të cilit ja punojnë pas krahëve ata që ka marrë në punë, duket se NUK po bind. Për opinionin e gjerë, Erion Veliaj është i pari i bandës së drejtorëve hajdutë, që kanë vjedhur ata që i kanë punësuar për ti qeverisur.

Etiketa: bajramiErion VeliajKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Studimi: Sëmundja e Parkinsonit lidhet me insulinën

Studimi: Sëmundja e Parkinsonit lidhet me insulinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Lexo më shumë
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com