Një lajm i papritur ka ardhur nga futbolli turk, ku mësohet se lojtari shqiptar Esin Hakaj i ka dhënë fund eksperiencës me Samsunsporin vetëm pesë javë pas transferimit atje.
Duket se shkak i këtij vendimi të shkodranit është bërë fakti se ndërrimi i trajnerit nuk i ka lënë atij aspak mundësi aktivizimi.
Ai nuk pranoi si mundësi huazimin, por prishi marrëveshjen 3-vjeçare, ndërsa interes për kartonin e tij ka shfaqur klubi i Vllaznisë. Shkodranët kishin shfaqur interes për të edhe para kalimit në kampionatin turk.
Ndërkohë edhe Partizani ka kërkuar rikthimin e lojtarit te ta, skuadër ku Hakaj u aktivizua edhe sezonin e fundit./Gijotina.com