GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Hakerët kinezë sulmojnë kompanitë gjermane

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakerët kinezë sulmojnë kompanitë gjermane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimet sekrete gjermane njoftuan se grupi kinez i hakërave APT 27 ka nisur të sulmojë kompanitë gjermane në disa sektorë përfshirë edhe ato të industrisë farmaceutike dhe të teknologjisë. Zyrtarët thonë se akronimi APT (Advanced Persistent Threat) 27 është pseudonimi për një grup hakerësh kinezë që besohet se sulmon sektorë kritikë dhe ambasada të huaja.

 

Enti Federal për Mbrojtjen Kushtetuese (BfV) tha se APT 27 kishte përdorur një variant malëare për të sulmuar kompanitë tregtare. BfV tha se që nga marsi i vitit 2021 sulmuesit kishin shfrytëzuar si portë për sulmet dobësitë në softuerin që përdoret zakonisht.

Shefat e shërbimeve sekrete thanë se hakerat gjithashtu mund të përpiqen të depërtojnë në rrjetet e klientëve dhe ofruesve të shërbimeve. BfV nuk dha informacione specifike për kompanitë apo institucionet e sulmuara prej hakerëve.

Cilët janë hakerët?

Sipas BfV grupi i spiunazhit kibernetik APT 27 është aktiv të paktën që nga viti 2010.

BfV kishte njoftuar në raportin e saj për mbrojtjen kushtetuese të vitit 2019, se APT 27 ishte pseudonimi i një grupi të njohur gjithashtu si “Emisar Panda”. Grupi me bazë në Kinë thuhet se ka sulmuar edhe ambasadat e huaja për të mbledhur informacione për qeveritë si dhe sektorët e mbrojtjes dhe të teknologjisë.

Fushatë globale spiunazhi kibernetik

Vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj akuzuan Kinën për kryerjen e një fushate globale spiunazhi kibernetik, një pretendim që Pekini e mohon.

Administrata e Bidenit fajësoi në korrik zyrtarisht Kinën për hakerim masiv të softuerit të serverit të emailit Microsoft Exchange. Shtëpia e Bardhë tha se hakerët kriminelë të lidhur me qeverinë kineze kishin kryer sulme ransomëare dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Vetë Microsofti tha vitin e kaluar se një grup që vepron nga Kina ishte përpjekur të vidhte informacione nga disa servera amerikanë, ndër të tjera serverë institucionesh studimore për sëmundje infektive, firma ligjore, universitete dhe organizata joqeveritare. /DW

Etiketa: hakerkinez

Lajme të lidhura

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365
Breaking Views

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë
Breaking Views

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Para
PKD, kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit, ( Letra)

PKD, kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit, ( Letra)

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com