GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hallaçi kërkon rezultat maksimal: Ndeshje të tilla vendosin karrierën e lojtarëve

12:09 - 17/05/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Hallaçi kërkon rezultat maksimal: Ndeshje të tilla vendosin karrierën e lojtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rraman Hallaçi e di rëndësinë e ndeshjes me Laçin, prandaj kërkon nga skuadra e tij maksimumin dhe kujdes për të dalë me tri pikë. Në një intervistë për “Panorama Sport” para duelit që luhet sot në orën 15:00 në “Kukës Arena”, Hallaçi kërkon të mbajë lart moralin e lojtarëve, duke theksuar se vështirësitë të bëjnë më të fortë për t’i kaluar këto situata. Ai vetë ka kaluar shumë momente të tilla, por gjithnjë ia ka dalë, ndaj beson shumë se edhe me Kukësin aktual do të dijë ta nxjerrë ekipin nga kjo gjendje. Sa i përket sfidës me kurbinasit, Hallaçi kërkon përqendrim dhe grintë në çdo sekondë të lojës.

 

Rraman, si kanë shkuar përgatitjet para sfidës me Laçin?

Në përgjithësi përgatitjet kanë shkuar mirë, skuadra është stërvitur maksimalisht. Në stërvitje ka rregull dhe skuadra merr maksimumin në çdo seancë. Jemi munduar t’u shpjegojmë gabimet që kemi bërë me Partizanin, por e rëndësishme është që skuadra nuk e ka ulur ritmin në stërvitje dhe kjo është një shenjë e mirë për mua si trajner.

 

A është kjo një nga ndeshjet që duhet fituar patjetër?

Sigurisht që po, por u bënë disa javë që duhet me patjetër fitorja. Janë javë vendimtare për skuadrën, kështu që fitoren duhet ta kërkojmë me mend në kokë. Duhet ta luajmë me kujdes dhe të kërkojmë maksimumin nga kjo ndeshje. E kam përgatitur se si do ta kërkojmë rezultatin pozitiv dhe kemi besim që ka ardhur momenti për të bërë kthesën dhe për të shpresuar deri ndeshjen e fundit.

 

Çfarë duhet të bëjë Kukësi që të rikthehet te fitorja?

Në këto momente skuadra duhet të tregojë forcën maksimale, duhet shumë grintë gjatë gjithë lojës, përqendrim në çdo sekondë. Nuk kemi kohë më për gabime, skuadra duhet të luajë e qetë gjatë lojës në mënyrë që lojtarët të japin më të mirën.

 

Prisni të marrin më shumë përgjegjësi lojtarët më me eksperiencë?

Sigurisht, barra më e madhe bie te lojtarët më me eksperiencë, por edhe pjesa tjetër duhet të marrë përsipër. Në këto ndeshje dalin në pah vlerat e lojtarëve që duan të ecin përpara. Këto janë ndeshje që vendosin për karrierën e tyre.

 

Si e shpjegoni këtë rënie të skuadrës në javët e fundit?

Është e tmerrshme se si arritëm në këtë pikë. Skuadra pak javë më parë ishte në rritje në shumë aspekte, po merrte fitoret dhe po fitonin besimin. Por, na ndodhi një situatë e vështirë me rezultatet, nuk jemi të parët që po kalojë një moment të tillë.

 

A është ky momenti më i vështirë që po kaloni në karrierë, si lojtar apo edhe si trajner?

Unë në karrierën time kam kaluar shumë situata të vështira, por asnjëherë nuk jam dorëzuar. Kam humbur me Kukësin dy finale, por me durim e fitova të tretën. Jam mësuar me shumë situata të vështira, po mundohen ta ndihmoj skuadrën që t’i jap sa më shumë forcë nga ana psikologjike. Si lojtar i kam kaluar të dyja situatat, të mira dhe të vështira. Situatat e vështira janë për më të fortit. Ata janë të zotë pikërisht në këto situata. Duhet durim i madh që të dalësh nga këto vështirësi. Si trajner, po te Kukësi, kam qenë në një situatë të tillë, por e kaluam dhe vazhduam përpara. Thjesht duhet qetësi në këto momente./PanoramaSport

Etiketa: KukesiLaciRraman HallaciSport

Lajme të lidhura

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Para
Devijohet trafiku për mjetet e rënda në aksin Thumanë-Fushë Krujë-Kamëz

Devijohet trafiku për mjetet e rënda në aksin Thumanë-Fushë Krujë-Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com