GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Hapa pozitivë për liberalizimin e vizave? Kryediplomati çek viziton këtë javë Kosovën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapa pozitivë për liberalizimin e vizave? Kryediplomati çek viziton këtë javë Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenca çeke e BE-së do ta rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën këtë vjeshtë, ka konfirmuar ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavský, i cili tha se do të vijë këtë javë në Prishtinë. Euroaktiv shkruan se kjo temë duhet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Europian ta finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës për heqjen e vizave.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Europën që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet që prej disa vitesh. “Zbrapsja” thuhet se vjen nga Franca, por edhe një pjesë e vogël e vendeve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë Greqinë, Rumaninë, Spanjën, Qipron dhe Sllovakinë.

“Kosova, të cilën do ta vizitoj këtë javë, është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE. Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për ta shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara”, tha Lipavský.

Pritet që kjo temë të jetë në tryezë në vjeshtë sapo Komisioni Europian ta finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës.

“Prandaj, Presidenca Çeke po mbështet në faktin se nëse i ashtuquajturi përditësim teknik i raportit për gatishmërinë e Kosovës për liberalizimin e vizave, të cilin Komisioni Europian aktualisht është duke e finalizuar, është i suksesshëm, kjo çështje do të merret sërish nga shtetet anëtare gjatë vjeshtës”, shpjegoi ministri çek.

Për ta miratuar liberalizimin e vizave është e nevojshme një shumicë e cilësuar prej të paktën 15 shteteve anëtare që përfaqësojnë 65% të qytetarëve të BE-së. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë gjithashtu se vendi do të aplikojë për tu bërë kandidat për në BE deri në fund të vitit 2022, një veprim që ka të ngjarë të ngjall pakënaqësi me Serbinë fqinje e cila aktualisht është duke negociuar anëtarësimin, megjithëse ngadalë.

Etiketa: KosoveViza

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
E rëndë, 27-vjeçari shqiptar bën për spital gruan, fqinji i dërgon policinë në shtëpi

Vodhi dhitë në Rodos, shqiptari dënohet me 8 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26

Në mes të krizës politike dhe presioneve të vazhdueshme nga lëvizja protestuese në rrugë, qeveria ka njoftuar miratimin e dy...

Lexo më shumë
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com