GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Hapet ekspozita ‘Ikonat e Diço Zografit’, 12-të ikona ekspozohen për herë të parë

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapet ekspozita ‘Ikonat e Diço Zografit’, 12-të ikona ekspozohen për herë të parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ikonat, që janë vepra të Diço Zografit u ekspozuan për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

“Dyert e Bukura” të ikonostasit të kishës së Shën Kollit në Elbasan, si edhe disa objekte prej ari dhe argjendi, një kryq, mbulesa ikonash, kapakë ungjilli, etj, ekspozohen për herë të parë në ekspozitën “Ikonat e Diço Zografit”.

Ekspozita me 12 ikona u çel të enjten paradite për publikun, në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar. Në prezantimin saj të pranishmit folën për rëndësinë e veprave të piktorit Diço Zografi, ku ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar është një hap i mirë drejt njohjes së trashëgimisë.

Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, ndër të tjera tha se piktori Diço Zografi vitin e kaluar kishte 200- vjetorin e tij të lindjes, që u festua në Maqedoninë e Veriut, ku ka edhe pjesën e tij më të madhe të koleksioneve.

“Në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoninë e Veriut, ku morën pjesë edhe specialistë të Muzeut Historik Kombëtar ne zbuluam që kemi një trashëgimi jo të vogël, por mbi të gjitha duke e ditur se e bukura dhe arti janë dy eksponentë kryesor të Bashkimit Europian kuptojmë se kemi një të kaluar të përbashkët me të gjitha vendet tona fqinje, shkojmë drejt një solidariteti të përbashkët europian.

Do t’ju ftoja ta shikonit me interes ekspozitën, e cila është e kuruar nga stafi i Muzeut Historik Kombëtar”, tha dr. Dorian Koçi gjatë ekspozitës, që u hap dje në MHK. Në fjalën e tij në prani të ministres së Kulturës Elva Margariti, drejtori i MHK solli në vëmendje dhe punën që po bëhet së fundmi për restaurimin e mozaikut.

Ai tha se me rastin e 40 vjetorit të muzeut punimet do të përfundojnë. “Në bazë të programit “EU for Culture” u bë e mundur, që të nisin punimet për restaurimin e mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, që me rastin e 40- vjetorit të institucionit do arrijmë ta përfundojmë”, tha dr. Koçi.

 Thesare, në muzetë tanë

E pranishme në muze, ministrja e Kulturës Elva Margariti vlerësoi ekspozitën me ikona. Në fjalën e saj mes të tjerave ministrja Margariti tha se kjo ekspozitë ka qenë e shumëpritur dhe e mirëpritur, sepse kemi një histori që patjetër duhet shpalosur dhe mbart në vetvete gjithë elementët që pasqyrohen. “Kemi thesare pa fund në të gjithë muzetë tanë dhe patjetër, që ky është një model ideal i Europës dedikuar jo vetëm njohjes së identitetit, por edhe të bukurës shqiptare. Kam ndjekur me vëmendje gjithë materialin e përmbledhur në këtë ekspozitë, dhe e them me krenari që janë copëza të historisë tonë, të cilat fatkeqësisht janë lënë në harresë, por këto vitet e fundit gjithmonë e më tepër i është kushtuar vëmendje”, u shpreh ministrja Margariti. Për ministren e Kulturës, mjafton të përmendim Muzeun e Artit Mesjetar, që ka hedhur kaq shumë dritë mbi këtë pjesë të historisë sonë dhe ka krijuar një jehonë tejet pozitive edhe jashtë kufijve tanë. “Mendojmë që kjo ekspozitë sado e vogël do të hedhë një hap drejt një bashkëpunimi edhe me ekspertë të huaj dhe do të jetë pjesë e një koleksioni, që do të fillojë me restaurimin e nevojshëm të ikonave në laboratorin e Muzeut të Artit Mesjetar. Ta katalogojmë edhe në aspektin digjital, pra të përfundojmë atë punë që e kemi filluar dhe nuk do të mbarojë asnjëherë, duke pasur parasysh të gjitha koleksionet që kemi. Uroj që ky të jetë një moment i parë me njohjen e kësaj figure, duke shkuar përtej mistikes që ai prezanton dhe mbi të gjitha për t’ua bërë të njohur të rinjve”, përfundoi ajo. Ekspozita me ikona vjen në vijim dhe të veprimtarive të tjera, që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në muze.

Etiketa: Dico Zografi

Lajme të lidhura

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Para
Ylli i Manchester Sitit rrezikon finalen e ligës së kampionëve

Ylli i Manchester Sitit rrezikon finalen e ligës së kampionëve

TË FUNDIT

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

14:46 - 30/10/26

Një 40-vjeçar nga Shijaku, i dënuar me mbi 7 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim...

Lexo më shumë
Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

14:33 - 30/10/26
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

14:19 - 30/10/26
Identifikohet një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim

Identifikohet një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim

13:50 - 30/10/26
“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë

“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë

13:36 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com