GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Hapet gara për projektimin e zonës të rindërtimit në Kombinat me vlerë 29 milion dollar

07:06 - 27/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapet gara për projektimin e zonës të rindërtimit në Kombinat me vlerë 29 milion dollar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019 në total sipas Ministrisë së Rindërtimit janë shpallur 33 zona të reja për zhvillim. Në Tiranë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti shtëpitë e reja do të ndërtohen në zonën e Kombinatit dhe “5 majit”.

Bashkia e Tiranës ka hapur garën për përzgjedhjen e konsulentit që do të realizojë projektimin për zonën e re zhvillimore të Kombinatit. Fondi i vënë në dispozicion për konsulentin që do të realizojë projektin është 29,035,129 lekë. Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 9 gusht.

Zona e marrë në studim ndodhet në pjesën jug- perëndimore të qytetit të Tiranës përkatësisht rreth 6 km larg qendrës së Tiranës me një sipërfaqe rreth 145 ha e përcaktuar si zonë e re zhvillimore sipas Planit të Detyruar Vendor.

Për ndërtimin e pallateve të reja në të dyja zonat e Tiranës në 2020 qeveria vendosi përdorimin e fondit me vlerë 14,3 mld lekë. Më herët Komisioni i Shtetëror i Rindërtimit në një vendim të muajit korrik kërkoi pakësimin e fondit që do të përdoret për 2021 për zhvillimin e zonave të reja në Tiranë.

Në total për Tiranën është kërkuar pakësim të fondit me 1,5 mld lekë, ku 1 mld lekë i përkasin projektit për zhvillimin e zonave të reja te “5 Maji” dhe në Kombinat dhe 500 mln më pak do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës publike të zonave e reja.

Sipas bashkisë së Durrësit parashikohet të nisën së shpejti punimet për ngritjen e godinave 9-katëshe në zonën e Shkozetit dhe lagjen 17. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektuan edhe punimet në zonën e Manzës në Durrës. Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj informoi se në këtë zonë po ndërtohen 9 pallate për 224 familje.

Në Durrës parashikohet ngritje edhe e 2 mijë apartamenteve të reja në zonën e Spitallës me fondin me vlerë 70 mln dollarë që financohet nga Abu Dabi.

Sipas Ministrisë së Rindërtimit në këtë zonë është ngritur kantieri i ndërtimit dhe shumë shpejt pritet nisja e themeleve të apartamenteve. Sakaq Fondi Shqiptar i zhvillimit është përcaktuar njësia zbatuese për ndërtimin e infrastrukturës së brendshme të zonës së re dhe të rrugëve lidhëse me qendrën e Durrësit./MONITOR

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik në Kroaci, Prokuroria merr sot vendim për shoferin e autobusit

Dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik në Kroaci, Prokuroria merr sot vendim për shoferin e autobusit

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com