GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hapi ekspozitë tek akademia e Arteve/ Piktorja denoncon vjedhjen e tablove

10:21 - 14/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapi ekspozitë tek akademia e Arteve/ Piktorja denoncon vjedhjen e tablove
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Piktorja shqiptare nga Prizreni, Gerta Hameli, ka denoncuar rastin kur asaj i kanë vjedhur pikturat në ekspozitën para Akademisë së Arteve në Tiranë. Aktiviteti është organizuar nga 14 deri më 20 Mars, dhe pas përfundimit pikturat e pa shitura do duhej ti ktheheshin pjesmarrësve. Piktorja kishte sjellë 5 piktura për ti tregtuar, me rastin e ekspozitës së titulluar “Artium Tirana”.

Piktorja nga Kosova denoncon vjedhjen e pikturave të saj në
Gerta Hameli
Bëhet me dije se çmimi i pikturave të studentes së arteve ishte 500 euro për copë. Në lidhje me këtë rast janë pyetur edhe drejtues të Akademisë së Arteve, dhe organizatori i eventit por ende nuk është zbuluar gjë.

Piktorja nga Kosova denoncon vjedhjen e pikturave të saj në
ekspozita

Ajo ka thënë për WebLajm se ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Tiranës, por ende nuk ka marrë një përgjigje nëse janë gjetur pikturat.

Intervista me piktoren Hameli

Si ju lindi idea për të sjellë pikturat në Tiranë, patët një ftesë?

Përshëndetje, ftesa për ekspozitë në Tiranë më erdhi nga një kolege e cila kishte kontakt me organizatorët. Pasi që pash se organizohej nga Fakulteti i Arteve të Tiranës dhe Ministria e Eventeve mua mu duk një mundësi shumë e mirë për të ekspozuar punën time si një studente.

Keni depozituar një kallëzim penal, janë gjetur pikturat tuaja?

Po, në policinë e Tiranës, por akoma nuk kemi marrë lajm se a janë gjetur apo jo pikturat, akoma presim…

Çfarë përjeton një artist kur i vjedhin pikturën, artin, punën?

Është vështirë një situatë e tillë të shprehet me fjalë, por besoj që askush nuk do të donte që mundi, puna, sakrifica e tyre të shkoj dēm. Piktura është mënyra se si unë shprehem, me këtë akt unë u ndjeva si të mē kishin vjedhur mbi të gjitha zërin tim.

Ju ka ndodhur me herët humbja apo vjedhja e pikturave?

Përgjigjja e shkurtër është jo, kam marrë pjesë në disa ekspozita jashtë Shqiperisë, por nuk më ka ndodhur diçka e tillë, kjo shpresoj të jetë hera e parë dhe e vetmja.

Keni komunikuar me organizatorët, personin apo personat që i morën pikturat teksa ju i sollët me autobuz në Tiranë?

Sigurisht që po! Pikturat u ekspozuan ashtu siç ishim marrë vesh, por e gjitha kjo ndodhi pas mbarimit të ekspozitës, gjë që ishte dëshpërim i madh.

WebLajm ka publikuar dhe faksimile të dosjes hetimore, për të cilin pikturat ende s’janë gjetur. Ndërsa disa pamje filmike janë verifikuar, dhe në to janë kostatuar pikturat pranë një galerie private pak ditë pas përfundimit të ekspozitës.

Piktorja nga Kosova denoncon vjedhjen e pikturave të saj në

Etiketa: denoncongerta hamelipiktore

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Para
Masakra e Lushnjës, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari Laert Haxhiu

‘Më rrezikohet jeta’, dosja e Laert Haxhiut i dorëzohet Gjykatës në Janinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com