GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Haradinaj kërkon shtimin e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës: Diaspora të kontribuojë

22:18 - 18/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Haradinaj kërkon shtimin e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës: Diaspora të kontribuojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj propozoi krijimin e një fondi të posaçëm që do të shërbejë për forcimin e Ushtrisë së Kosovës. Haradinaj argumentoi se 100 milionë euro të parashikuara nga buxheti aktual i shtetit nuk mjaftojnë për atë që sipas tij duhet të jetë synim i përhershëm. Me këtë argumentim Haradinaj tha se do të dërgojë në Kuvendin e Kosovës këtë kërkesë, për të bërë të mundur legjitimitetin e saj.

“Duhet ta rrisim fuqinë tonë mbrojtëse. 100 milionë në vit nuk mjaftojnë për një ushtri të fortë, që na mbron e që na bën të barabartë me të tjerët’, u shpreh Haradinaj, siç njofton AAK, në akademinë përkujtimore për Demë Ali Pozharin dhe tribunët popullorë Salih Rama, Mehmet Gradica dhe Bilall Dreshaj.

Ai tha se ky shtim në buxhet mund të financohet dhe nga vet shqiptarët përmes donacioneve.

“Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerr një ligj për një fond për ndihmë ndaj Ushtrisë së Kosovës. Për donacione të shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike apo në diasporë, për Ushtrinë e Kosovës. Pra një ligj që është transparent dhe që i mundëson Ministrisë së Mbrojtjes, për cdo vit rritjen e buxhetit për Ushtrinë. Pra rritjen e teknikës ushtarake”, shtoi ai.

Haradinaj theksoi se duhen 10 miliardë euro buxhet nga 100 milionë sa është aktualisht, në mënyrë që Ushtria e Kosovës të jetë në kushte të barabarta me shtetet e tjera dhe të jetë në nivelin e duhur për të siguruar stabilitetin kombëtar.

“Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshëm, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme. E them këtë për shkak se Kosova nuk duhet ta ketë më brengë sigurinë e saj. Siguria kur ta jep tjetri nuk është e jotja. Ne jemi përjetësisht falënderues dhe mirënjohës Amerikës dhe NATO-s për ndihmën që na kanë dhënë dhe që vazhdojnë ta japin për vendin tonë”, u shpreh Haradinaj.

Ai kujtoi dhe historinë e popullit të Kosovës duke u shpreh se atdhedashuria nuk ka munguar kurrë, por mungesa e pajisjeve teknike zbeh aftësitë e ushtarëve dhe oficerëve të Kosovës.

“Ne nuk jemi rastësisht ata që kemi mbijetuar ne tokat tona dhe jemi ende këtu. Jemi falë burrave të zotë që kishim. Edhe sot nuk po ankohemi për djem e burra të zotë. Ushtria jonë, kadetët dhe oficerët tonë janë ndër më të mirët në botë. Kudo që shkojnë, në secilën akademi ushtarake marrin çmimet më të larta sa i përket profesionalizmit, por sa i përket teknikës, pajisjeve dhe aspekteve tjera që e bëjnë barazimin ushtarak, fatkeqësisht jemi vonë për shkak që ja kemi nisur vonë. Jemi ushtri e re prandaj duhet ta nxjerrim një ligj në Kuvend për krijimin”, u shpreh Haradinaj.

Etiketa: buxhetDiasporaRamush HradinajUshtria e Kosoves

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
“Të hipë dhe të zbresë nga shkallët e selisë”, Basha për Berishën: Ai është i përjashtuar, rrugët janë ndarë

“Të hipë dhe të zbresë nga shkallët e selisë”, Basha për Berishën: Ai është i përjashtuar, rrugët janë ndarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com