GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hastad: Po përgatisim Ballkanin Perëndimor të bëhet anëtar i BE

10:01 - 31/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 8 min
A A
Hastad: Po përgatisim Ballkanin Perëndimor të bëhet anëtar i BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad në kuadër të Presidencës suedeze të BE thekson nevojën e emergjencës së integrimit për shkak të luftës në Ukrainë e sigurisë së gjithë Europës.

Në një intervistë për DW, ambasadorja theksoi se po punojnë dhe po përgatiten për të anëtarësuar Ballkanin Perëndimor në BE.

Sipas ambasadores, të luftosh korrupsionin është e mundur, por e vështirë pasi përfshin të gjitha sferat e jetës.

Intervista:

DW:  Znj. Ambasadore Hastad, që prej një muaji Presidenca Suedeze e BE ka nisur punën e saj. Marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor (BP) dhe procesi i zgjerimit janë përmendur si çështje të rëndësishme të kësaj Presidence, janar-qershor 2033, në aspektin e sigurisë për gjithë Evropën. Çfarë nismash po ndërmerr Presidenca Suedeze për ta bërë konkrete, reale këtë vëmendje?

Elsa Hastad: Po, është e vërtetë, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Presidencën Suedeze të BE. Në fakt ka qënë i rëndësishëm për Suedinë prej shumë e shumë vitesh. Presidenca Suedeze ka katër prioritete, për të cilat bëjmë gjëra konkrete: prioriteti i parë është konkurrueshmëria, prioriteti i dytë ka të bëjë me një treg të vetëm, të fuqishëm europian. Ajo që po bëjmë që prej 20 vitesh është të përgatisim Shqipërinë dhe BP të bëhen anëtarë të BE. Të gjitha vendet e tij janë në faza të ndryshme të procesit integrues. Suedia alokon 500 millionë euro për një periudhë 7 vjeçare që të ndihmojë 6 vendet e BP – Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën,  Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë – të bëhen  anëtare të BE. Ky është një angazhim i madh, do të doja të thoja.

Suedia bashkë me Gjermaninë janë donatorët më të mëdhenj lidhur me mbështetjen, financimet dhe angazhimin për Shqipërinë. Për ne rajoni është i rëndësishëm. Çdo ditë kemi shumë bashkëpunim. Një shembull konkret është psh. ndihma ndaj Shqipërisë që ajo të krijojë konkurrueshmëri financiaere. Ne mbështesim komunitetin e biznesit, eksportet drejt Europës, prodhimin që ai të jetë i qëndrueshëm. Mjedisi është shumë i rëndësishëm një sfidë për Shqipërinë, që do shumë punë dhe para. Suedia ndihmon me ekspertë në përgatitjen e kolegëve shqiptare lidhur me negociatat e anëtarësimit, kuadrin ligjor që duhet të ketë Shqipëri  etj. Ne punojmë edhe në fushën e demokracisë dhe të zbatimit të ligjit. Një shemull është digjitalizimi i sistemit gjyqësor në Shqipëri, me qëllim parandalimin e korrupsionit, përshpejtimin e refomës në drejtësi. Ne punojmë gjithashtu në sistemin fiskal, ku Shqipëria ka nevojë të kryejë reforma dhe ne japim ekspertizën suedeze. Për ta përmbledhur: Ne bëjmë atë që është e vështirë. Për ne është fantastike që Shqipëria ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE. E kemi pritur këtë që prej 20 vitesh.

DW: Si do ta përshkruanit situatën në Ballkanin Perëndimor lidhur me procesin e integrimit evropian?

Elsa Hastad: Mund të them që gjërat po ndodhin. Bosnjë-Hercegovina mori vitin e kaluar statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Jemi shumë të lumtur për këtë. Serbia është duke negociuar. Është shumë e rëndësishme që Serbia të jetë në një linjë me politikën e sigurisë së BE, pasi kjo është e lidhur me negociatat për anëtarësim. Serbia ka hapur më shumë kapituj. Shqipëria ka bërë progres më të madh. Çdo vit BE mat progresin e vendeve lidhur me hyrjen e tyre në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po hyjnë tani në negociatat reale. Do të thoja që suksesi i BP është edhe suksesi ynë. Shumë vende kanë besuar në BE për shumë, shumë vite. Dhe me luftën në Ukrainë, agresionin rus kundër Ukrainës ka një sens emergjence. Ne kemin nevojë që ky proces të ndodhë. Kemi edhe Kosovën. Ajo që është interesante me Kosovë tani është që ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE. Ambasadori suedez në Bruksel po negocion më të gjitha vendet anëtare. Më ka thënë që do të fillojë negociatat me pesë vendet e BE që nuk e njohin Kosovën. Do të jetë një sfidë. Ne do ecim përpara me aplikimin e Kosovës per t’u bërë vend kandidat për anëtarësim në BE edhe me vendet që nuk e njohin Kosovën. Do të negociojmë me të gjitha këto vende kjo është detyra jonë si Presidencë Suedeze.

DW: A mund të ketë votë të cilësuar në vend të unanimitetit, lidhur me pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE? Kam parasysh këtu pikërisht situatën potenciale të vështirë me pesë vendet anëtare të BE, që nuk e njohin Kosovën, që ju sapo përmendët.

Elsa Hastad: Çdo vend duhet të jetë dakord për të shkuar përpara me aplikimin. Pastaj rekomandimi shkon tek Komisioni Europian që merr vendimin. Pra është një proces i gjatë, që merr kohë.

DW: A do të ketë përshpejtim të ritmeve në procesin integrues për BP në 6 mujorin e presidencës suedeze?

Elsa Hastad: Po, absolutisht po. Do të doja të thoja që çdo ditë po bëhet një punë e madhe. Psh. BE vlerësoi Shqipërinë në negociatat lidhur me grupin e pare të çështjeve, që është një kapitull i madh. Me qindra njerëz po shkojnë nga Shqipëria në Bruksel duke prezantuar zbatimin e ligjit, reformën në drejtësi, Gjykatën Kushtetuese etj.

DW: Reformat në përgjithësi dhe veçanërisht thellimi i reformës në drejtësi konsiderohen vendimtare për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së. A është Shqipëria në rrugën e duhur? Çfarë duhet bërë më mirë për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve shqiptarë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta?

Elsa Hastad: Ajo që vërejmë është se në Shqipëri ka një energji të re për reformat, ka një vullnet të ri për t’i ꞔuar ato përpara, pikërisht sepse kanë filluar negociatat për hyrjen e saj në BE. Shohim që ministritë kanë vullnet për të bërë gjëra të vështira. Shohim që duan t’u japin përparësi burimeve njerëzore. Dhe kjo është një shenjë e mirë. Shqipëria është e detyruar nga procesi i hyrjes në BE që të reformohet. Kjo po ndodh. Shqipëria ka bërë shumë progres në reformën në drejtësi. Mendoj që edhe popullsia në Shqipëri e percepton reformën në drejtësi si të tillë, të sukseshme. Progresi është vërtet shumë mbresëlënës, por kjo nuk mjafton. Mendoj që për të ndryshuar perceptimi i njerëzve ndaj institucioneve shtetërore duhet që këto institucine të jenë të hapura dhe të aksesueshme. Në Suedi kemi punuar shumë për ta arritur këtë. Çdo vit në Suedi matet niveli i kredibilitetit të qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore, opinion i tyre nëse njerëzit në këto institucione kanë punuar mire ose jo. SPAK duhet mbështetur pasi ëshë institucion shumë i rëndësishëm që merret me korrupsionin në nivel të lartë. Të luftosh korrupsionin është e mundur, por e vështirë sepse ai prek të gjitha fushat e jetës. Suedia po mbështet digjitalizimin e policisë së trafikut rrugor për të shmangur rastet e korrupsionit mes drejtuesve të automjeteve dhe policisë rrugore.

Etiketa: anetarBallkanhastad

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Valencia shkarkon Gattuson, ja arsyeja

Valencia shkarkon Gattuson, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com