Gazetari i njohur, Kastriot Myftaraj nëpërmjet një statusi ka bërë me dije se është paditur nga kryeministri Edi Rama për shkak të disa statuseve që ai ka bërë në Facebook.
E gjithë ngjarja lidhet me vdekjen e 4 shtetasve në Qerret para disa kohësh, ku pas tragjedisë Myftaraj do të shprehej se një nga viktimat është vëllai nga babi I kryeministrit Edi Rama.
Në statusin e tij ai shkruan se Burkenov është djali i Kristaq Ramës nga martesa e tij e parë me një shtetase ruse.
Ndërsa shkruan se edhe nëna e Edi Ramës ka një fëmijë nga martesa e saj e parë që ka pasur në Poloni.
Myftaraj shton dyshimet që pikërisht detaji i fundit mund të ketë lidhje me vdekjen e një shtetasi polka pikërisht në hotelin ku kanë ndërruar jetë shtetasit rus, madje vdekja e tij nuk është njoftuar nga policia.
Statusi i tij i plotë:
Edi Rama më ka paditur në gjykatë dhe kjo është përgjigjia ime publike për tëKryeministri Edi Rama më ka paditur në gjykatë për shkaktim dëmi jopasur me disa statuse të mia në Facebook në lidhje vdekjen e katër shtetasve rusë në Qerret të Kavajës në tetor 2021, ndër të cilët statuse në padi veçohet ai i datës 17.10. 2021, me titull “Që të zbulohet e vërteta e vdekjes së katër rusëve në Shqipëri duhet të bëhet krahasimi gjenetik i Edi Ramës me të ndjerin Sergei Burenkov djalin rus të Kristaqit.
”Në 18.12.2021 kam marrë njoftim zyrtarisht për padinë.Në padi thuhet se: “ky deklarim është në mënyrë flagrante i rremë, tejet i rëndë, siluron direkt paditësin si person të shantazhueshëm nga shërbimet e huaja për shkak të së kaluarës së prindërve të tij të ndjerë që paskësh kryer një vepër penale, duke mos iu referuar asnjë burimi apo prove përtej fantazisë trilluese nga më të ulëtat të palës së paditur, që e motivuar nga qëllime të arrivizmit personal godet publikisht një tjetër person duke cënuar e rënduar në mënyrë të parikuperueshme personalitetin e paditësit në raport me familjen, shoqërinë dhe publikun e gjerë.”(f.4.)Gjithashtu në padi thuhet: Dëmi i shkaktuar nga deklarata e të paditurit tejkalon dimensionin e paditësit si person duke i transferuar pasojat e rënda të saj në perceptimin publik për vlerën e paditësit si kryeministër i vendit, dëmton e cënon interesa madhorë kombëtarë si siguria e rendi publik, nxit panikun e krijon pasiguri të rëndë publike, e goditur besimin e përbaltur vlerat themelore të lirisë e demokracisë si aspirata të një kombi të tërë.
(f. 11)Gjëja e parë që më bëri përshtypje në padi është se te ajo ka tejkalim të paligjshëm të objektit të saj duke qenë se përmban pretendime që kanë të bëjnë me dispozita të Kodit Penal, krejtësisht jashtë kërkesave të nenit 154 të Kodit të Procedurës Civile. Konkretisht në padi pretendohet se:“Në paragrafin e mësipërm, në frazën ‘nxit panikun e krijon pasiguri të rëndë publike’ ka një pretendim në të cilin paditësi bën një referim të qartë te neni 267 i Kodit Penal me titull ‘Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Paditësi, i cili mëse një herë përmend në padi cilësitë e tij të posaçme si kryeministër, sigurisht që e di se gjykata civile në të cilën ka dërguar padinë nuk është kompetente, nuk ka as detyrë dhe as të drejtë të shqyrtojë dhe të vlerësojë pretendime që janë në kompetencë të një gjykate penale. Meqënëse paditësi paska pretendime të tilla përse ai nuk ka bërë kallzim penal për mua? Paditësi e ka futur këtë pretendim në padi me qëllimin e shprehur për të ushtruar presion ndaj gjykatës duke i thënë se nëse kjo gjykatë nuk pranon padinë ajo bëhet bashkëpunëtore në kryerjen e një vepre penale. Pra, paditësi po i thotë kësaj gjykate, eventualisht edhe gjykatës së apelit dhe Gjykatës së Lartë (gjyqtarëve përkatës) se nëse rrëzohet padia e tij atëherë të gjithë gjyqtarët e përfshirë do të jenë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, në cilësinë e bashkëpunëtorëve me mua.Referimin nga ana e paditësit te Kodi Penal në një proces civil unë e marr edhe si një presion që më bëhet mua për të mos guxuar të bëj publike fakte për të cilët paditësi e di se unë jam në dijeni. Tekstet e mia objekt gjykimi janë tekste mediatike jo tekste juridike. Faqja ime të cilën e ka sjellë si provë paditësi mban emërtimin “gazetar” që do të thotë se unë publikoj tekste mediatike në të.
Termat “fakt”, “rrethanë”, “provë” nuk kanë një kuptim të njëjtë në narrativën mediatike ashtu si në atë juridike. Në tekstet e mia objekt gjykimi unë kam treguar faktet, rrethanat dhe provat në kuptimin mediatik të fjalës. Tani i gjendur në pozitën e të paditurit unë do të bëj tregimin konkret të fakteve dhe rrethanave, në kuptim të legjislacionit civil, sipas të drejtës që më njeh neni 158/3/c i Kodit të Procedurës Civile, si vijon:Në vitin 2013 jam njohur në Tiranë me shtetasin rus Sergei Burenkov, i cili vdiq në Qerret, në Shqipëri, në tetor 2021. Z. Burenkov, në pikëpamjen time si gazetar hulumtues më krijoi përshtypjen e një subjekti interesant hulumtimi, por edhe shumë konspirativ. Fillimisht për rrëfimet e tij pata një dyshim të arsyeshëm por megjithatë nuk i shpërfilla duke menduar se nuk më kushtonte asgjë që t’ ia lija kohës të qartësonte gjithcka. Z. Burenkov ishte i interesuar për të gjetur një gazetar nga Shqipëria i cili ishte i gatshëm për të thënë të vërteta të mëdha për një politikan të rëndësishëm shqiptar. Sipas z. Burenkov gazetari duhet ta bënte këtë gjë kur t’ i thoshte ai (z. Burenkov), i cili do t’ i ofronte edhe prova të pakundërshtueshme për rrëfimin e tij.Z. Burenkov më tha se ai druhej se gazetari që do t’ i besonte do të shitej te politikani i cili sipas tij ishte shumë i interesuar që kjo histori dhe provat për të të mos publikoheshin. Unë i thashë z. Burenkov se nëse më jepte mjaftueshëm shpjegime për të më bindur që cështja ishte aq interesante sa thoshte ai, do ta merrja përsipër që ta publikoja kur dhe si të dontë ai, pasi të më pajiste dhe me provat përkatëse.Z. Burenkov e gjeti të arsyeshme kërkesën time dhe më tha se ai ishte vëllai i Edi Ramës nga martesa e parë e Kristaq Ramës me një grua ruse. Z. Burenkov më tha se ai e kishte takuar disa herë Edi Ramën dhe tani kishte disa mosmarrëveshje me të. Nëse të dy nuk do të gjenin një zgjidhje të kënaqshme atëherë z. Burenkov do të më jepte provat që ishte vëllai i tij dhe unë do të isha një gjendje që të publikoja një lajm shumë interesant, madje shumë më tepër se kaq, një dosje të tërë sekrete, madje dy dosje të tilla, si dhe mund të shkruaja edhe një libër.Kur e pyeta z. Burenkov se ç’ përmbante dosja për të cilën po më fliste ai më tha se bëhej fjalë për një dosje me materiale sekrete të KGB-së (shërbimit të fshehtë sovjetik), për të cilën Edi Rama do të ishte shumë i interesuar që të mos publikohej. Z. Burenkov gjithashtu më tha se duhej që kjo dosje të publikohej në Shqipëri.
Z. Burenkov më krijoi përshtypjen se kishte punuar me shërbimet e fshehta, ose së paku se kishte shumë njohuri për punët e tyre dhe lidhje me njerëzit e tyre. E pyeta z. Burenkov se çfarë përmbante dosja e dytë sekrete për të cilën më foli dhe më tha se kishte të bënte me veprimtarinë e gruas së dytë Kristaq Ramës, asaj shqiptare, në shërbim të KGB-së kur kishte qenë studente në Poloni në vitet pesëdhjetë. Z. Burenkov më tha se Edi Rama kishte dhe një vëlla tjetër nga martesa e parë e nënës së tij gjatë kohës që studionte në Poloni. Unë i thashë z. Burenkov se e gjithë kjo histori ishte shumë interesante por që të bëhej e besueshme duheshin prova. Z. Burenkov më siguroi se provat e plota do t’ i kisha në kohën e duhur dhe se do të kontaktonte ai me mua me një frazë kod: “Përshëndetje nga djali i skulptorit, vëllai i piktorit”, që do të përmblidhej si akronim në PNDSVP.
Kishte një mik shqiptar me të cilin bashkëpunonte dhe i cili e mbante të informuar, një person ky i panjohur prej meje.Unë i kërkova Z. Burenkov nëse mund të më tregonte një dokument identifikimi dhe ai më tha se për arsye sigurie kishte ardhur me një pasaportë me një emër tjetër, të lëshuar nga një vend fqinj me Shqipërinë. Por kur të vinte momenti i duhur më tha, do të më paraqitej me një dokument identifikimi me emrin e tij të vërtetë, pra Sergei Burenkov.Gjithashtu, i kërkova z. Burenkov që të bënim një fotografi së bashku dhe pranoi. Këtë fotografi e kam pasur në aparatin tim telefonik deri në maj 2017 kur aparati telefonik m’ u sekuestrua përkohësisht nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Kur më kthyen aparatin telefonik pashë se në të mungonte vetëm fotografia që kisha bërë me z. Burenkov. Drejtori i Antiterrorit të asaj kohe Gledis Nano, në 6 tetor 2021 nëntë ditë para vdekjes së katër rusëve u emërua nga kryeministri Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Në tetor të vitit 2021 mësova lajmin për vdekjen e z. Burenkov në Shqipëri së bashku me tre të afërm të tij, një ngjarje kjo m’ u duk mëse e dyshimtë. Kjo ngjarje më bëri të rivlerësoj të gjitha thëniet e tij. Nën dritën e faktit të vdekjes së të ndjerit Burenkov dhe tre të afërmve të tij, m’ u ndriçua kuptimi i sjelljes dhe fjalëve të tij që më dukeshin të pakuptueshme. Pra, m’ u krijua dyshimi i arsyeshëm se z. Burenkov po i bënte shantazh vëllait të tij shqiptar, Edi Ramës për t’ i zhvatur para dhe se kjo marrëdhënie ka vazhduar deri në ditën kur z. Rama ka vendosur t’ i japë fund një herë e përgjithmonë këtij problemi.Dyshimet e mia u shtuan kur me rastin e vdekjes së z. Burenkov u bë e ditur në media se pak kohë më parë në të njëjtin hotel në Qerret kishte vdekur një shtetas polak, një ngjarje kjo që nuk u bë fare e ditur në njoftimet rutinore të Policisë së Shtetit.
Z. Burenkov më kishte folur për një vëlla nga nëna polak të vëllait të tij Edi Rama. Fakti që Policia e Shtetit e fshehu ngjarjen më krijon dyshimin e arsyeshëm se kjo gjë është bërë nën ndikimin dhe në interes të kryeministrit Rama.Për të vërtetuar sa më sipër i kërkoj kësaj gjykate që të marrë provat e mëposhtme:Një fotografi në të cilën gjendemi unë dhe z. Sergei Burenkov. Këtë fotografi gjykata duhet t’ ia kërkojë zyrtarisht Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit që e ka hequr atë nga aparati im telefonik kur jam arrestuar në maj 2017.Kryerja e një ekspertimi të llojit test gjenetik krahasues për të verifikuar nëse paditësi dhe z. Burenkov janë vëllezër, pra nëse kanë të njëjtën atësi. Meqënëse paditësi-kryeministër e ka paraqitur çështjen si me rëndësi të madhe në gjithë masën e vlerësimit për paditësin si person e për shkak të pozicionit të tij në raport me qytetarët si dhe institucionet brenda dhe jashtë vendit pa asnjë kufizim, si dhe nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, paditësi duhet të tregohet bashkëpunues për të kryer një test krahasues gjenetik. Policia e Shtetit duhet të ketë ruajtur material gjenetik të të ndjerit Burenkov në kuadrin e hetimit të kësaj cështjeje, nëse ka pasur një hetim sadopak serioz. Për t’ u realizuar ekspertimi, kjo gjykatë në bazë të nenit 224 të Kodit të Procedurës Civile duhet t’ i kërkojë zyrtarisht Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Shtetit materialin përkatës.
Duke pasur parasysh edhe rëndësinë që i ka dhënë çështjes paditësi, në të mirë të besueshmërisë së gjykimit do të ishte që ekspertimi të kryhej nga ekspertë ndërkombëtarëm, gjë që ka ndodhur në raste të tjera. Kam parasysh rastin e ekspertizës së kryer nga FBI për çështjen penale të njohur si “21 janari 2011”.Për t’ u realizuar ekspertimi sa më i saktë dhe meqënëse çështja ka një rëndësi madhore kombëtare dhe ndërkombëtare siç thotë paditësi, kërkoj që në interes të drejtësisë të bëhet zhvarrimi i eshtrave të babait të paditësit, z. Kristaq Rama. Meqënëse Kristaq Rama për vetë funksionet shtetërore që ka pasur si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor që nënshkruante dënimet me vdekje të kundërshtarëve politikë të diktaturës komuniste, të cilët zhvarrosesin më pas padrejtësisht nga tre-katër herë, mund të zhvarroset dhe ai një herë të vetme, në interes të drejtësisë. Paditësi-kryeministër në padinë e tij pesë herë veçon përcaktimin tim për të “si një person i shantazhueshëm nga shërbimet e huaja”, duke qenë ky i vetmi fragment i teksteve të mia i veçuar prej tij jo me nënvizim, por me citim.
Dyshimi se paditësi-kryeministër është person i shantazhuar nga shërbimet e fshehta të huaja do të zhdukej vetëm me një test krahasues gjenetik.Nëse nga testi krahasues gjenetik rezulton se paditësi-kryeministër është vëllai i të ndjerit Burenkov, atëherë do të kemi edhe cështjen penale për të cilën aludon paditësi-kryeministër.Nga kjo gjykatë kërkoj edhe që të thirret paditësi personalisht në gjykim për t’ iu përgjigjur pyetjeve të mia.
Pretendimin e paditësit se i kam shkaktuar dëm jopasuror e kundërshtoj me arsyetimin se për shkak të vetë pozitës së lartë shtetërore që mban paditësi ai duhet të pranojë që t’ i nënshtrohet vëmendjes dhe kontrollit mediatik në interes të publikut shumë më tepër jo vetëm se qytetarët e paveshur me pushtet por edhe se pushtetmbajtësit e niveleve më të ulëta. Sigurisht që paditësi si cdo qytetar ka të drejtë të jetë i mbrojtur në jetën e tij private, sa i përket prindërve të tij në rastin konkret.Por këtu gjykata duhet të mbajë parasysh vecanësinë e familjes së paditësit.
Babai i paditësit ka mbajtur detyra të larta shtetërore duke qenë bashkëkryetar i shtetit komunist në cilësinë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, që ishte kryesia kolegjiale e shtetit. Prandaj paditësi duhet të pranojë që jeta private e babait të tij të shqyrtohet dhe analizohet në kuptimin që përcaktohet në një Vendim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e kam fjalën për çështjen “Tammer kundër Estonisë” (2001) në vendimin për të cilën thuhet se: “Kritika ndaj jetës private mund të bëhen duke i justifikuar ato me arsyetime se kjo gjë bëhet për një interes publik, ose kur problemi paraqitet si një cështje me interes të përgjithshëm.
”Meqënëse nëna e paditësit ka qenë për një periudhë kohe anëtare e nomenklaturës sunduese të shtetit diktatorial komunist, për këtë periudhë kohe jeta e saj private duhet të shqyrtohet dhe analizohet për një interes të përgjithshëm publik, në pikëpamje të praktikës së cituar gjyqësore të GJEDNJ.Gazetarët dhe studiuesit kanë të drejtë që mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të hulumtojnë trajektoren e figurave politike të sotme dhe të së kaluarës ku prejardhja familjare ka një peshë të madhe. Unë kam vepruar si çdo gazetar i përgjegjshëm në botë i cili ka marrë informata nga një burim, personi i cili e përbënte këtë burim, me vdekjen e tij të dyshimtë së bashku me të afërmit e tij, e nxit çdo gazetar të përgjegjshëm dhe me kurajë që të mos heshtë por të ndajë me publikun ato që ai ka mësuar.
Meqënëse sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është inkorporuar me një funksion të posacëm në sistemin e drejtësisë të vendit tonë edhe SHBA përveç Bashkimit Europian, me dispozitën kushtetuese për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, është logjike që të mund t’ u referohemi si praktikë gjyqësore edhe vendimeve të Gjykatës së Epërme të SHBA (Gjykata Supreme) përveç vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.Prandaj, i tërheq vëmendjen gjykatës mbi një praktikë gjyqësore të Gjykatës së Epërme të SHBA (US Supreme Court) dhe pikërisht për çështjen “Shkëlzen Berisha v. Guy Lawson et al” (2021), e cila është zgjidhur sipas një praktike të mëparshme asaj “New York Times’ v. Sullivan” (1964), në mënyrë të ngjashme siç bëhet me vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.Gjykata e Epërme e SHBA (US Supreme Court) refuzoi kërkesën e shtetasit shqiptar Shkëlzen Berisha për të shqyrtuar ankesën e tij pasi konstatoi se ai nuk kishte vërtetuar dot se libri i shkruar për të nga I padituri ishte bërë me “actual malice” (keqdashjes së dukshme), të cilën ka detyrim që ta vërtetojë çdo paditës i cili është figurë publike. Paditësi-kryeministër është një figurë publike e profilit shumë të lartë në Shqipëri, gjë që e thotë edhe në padi.
Qëllimi im në publikimin e kësaj historie ka qenë përmbushja e një detyrimi publik si qytetar, gazetar për të thënë fakte për të cilat kam ardhur në dijeni dhe që cënojnë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues. Këtë e kam bërë në interes të zbulimit të së vërtetës. Sa për vlerësimin që paditësi ka bërë për fantazinë time, megjithëse nuk e kuptoj sesi ajo mund të jetë objekt gjykimi më duhet të them megjithatë se ajo do të vlerësohet së shpejti për këtë çështje do të ketë edhe publikime të ngjashme me Wikileaks, me burime nga shërbime të fshehta të vendeve të caktuara të NATO-s që kanë ardhur në dijeni për këtë histori. Fakti që gjykata ka pranuar të shqyrtojë një padi civile me përmbajtje të paligjshme të ligjit penal është tregues i qartë se paditësi-kryeministër është edhe në rolin e gjyqtarit të çështjes. Por paditësi-kryeministër ta ketë të qartë se nuk do t’ i vlejë një vendim gjyqësor për pranimin e një padie civile me përmbajtje të ligjit penal. Me atë nuk mbulohet dot e vërteta lakuriqe e krimit të tij të Qerretit./Kastriot Myftaraj
Discussion about this post