GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Helmimi në Krujë, Vasili: Asnjë përgjegjës, shteti bën propagandë

13:18 - 27/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aleati i Bashës: PD-së i mbetet një problem i madhë, ose t’i pranojë zgjedhjet ose të mos i pranojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për situatën e rëndë që ka ndodhur në Krujë ku qindra banorë janë helmuar. Ende nuk dihet shkaku i helmimit masiv, ndërkohë që në spital kanë marrë ndihmë mjekësore 500 persona.

Teksa e cilëson ngjarjet tejet të rëndë Vasili hedh akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. “Edi Rama asnjë fjalë për qindra qytetarë të Krujës të helmuar, për të ata nuk ekzistojnë! Ngjarja e Krujës ku qindra qytetarë janë helmuar përben një moment tepër të rëndë. Edi Rama dhe qeveria e tij janë totalisht inekzistent në çdo pikëpamje”, shkruan Vasili.

Referuar informacioneve të publikuara në medie nga organet kompetente Vasili thotë se qeveria po bën propagandën edhe në këtë rast.

“Informacioni zyrtar është vetëm propagandistik dhe pa asnjë element përgjegjësie dhe pa asnjë analizë shëndetësore, por edhe ligjore të detyrueshme”, tha nënkryetari i LSI.

Sipas Vasilit, për situatën e rëndë askush nuk mban përgjegjësi ndërsa kryeministri Rama ka zgjedhur të mos e komentojë ngjarjen, ndërsa nga ana tjetër jeta e qytetarëve është në rrezik.

“Edi Rama, që nuk lë gjë pa komentuar për çdo gjë që ndodh në Europë dhe në botë nuk thotë asnjë fjalë për qindra qytetarë të helmuar. Askush nuk mban përgjegjësi në qeverinë e Edi Ramës ndërsa qytetarëve ju është rrezikuar shumë seriozisht shëndeti. Situata flet vetë. Furnizimi me ujë dhe veprat, që e sigurojnë atë si dhe rrjeti i shpërndarjes e siguria sanitare të ujit të pijshëm janë në mëshire të fatit. Shteti i propagandës nuk garanton as sigurinë minimale të qytetareve për ujin, që ata pinë. Për Edi Ramën qytetarët nuk ekzistojnë”, përfundon Vasili.

Që nga e diela në spitalin e Krujës është regjistruar një fluks pacientësh me simptomat e helmimit, çka ngre dyshime dhe kërkon hetime nga instancat përkatëse për të zbuluar shkakun e helmimit. Deri më tani, ku sot shënohet dita e katërt në spital kanë marrë ndihmë mjekësore 500 persona.

Etiketa: helmimKrujeVasili

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Para
Theu rekord shikueshmërie, përse të gjithë e ndjekin serialin “Squid Games”

Tetë gabime qesharake që ju kanë shpëtuar pa i parë gjatë serialit “Squid Game”

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com