GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Heqja e dinarit serb, analistët kanë shqetësime për sanksione të reja

12:29 - 19/02/24
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shfuqizohet” dinari, Banka Qendrore e Kosovës: Pagesa vetëm me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërfillja e kërkesave të aleatëve ndërkombëtar për shtyrje të vendimit për dinarin serb mund të sjell masa të reja ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, thonë analistët politikë. Sipas tyre, Kosova asnjëherë nuk ka arritur të gjitha qëllimet e saj me një vendim, andaj nevojitet koordinim me aleatë. Megjithatë, masa të reja ndëshkuese për shkak të rregullores së re të BQK-së, nuk presin në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Përkundrazi, ata kërkojnë që sa më shpejtë të largohen masat ekzistuese. Analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se në bazë të insistimit të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së për shtyrje të vendimit për dinarin, Kosova po rrezikon shumë për sanksione të reja.

“Praktikisht rrezikon shumë sepse përveç që mund t’i sjell sanksione, mund t’i bëhet kusht për të lëvizur më tej, sikurse po përflitet që do t’i bëhet Serbisë për anëtarësim në unionin evropian, zgjidhja ose normalizimi i raporteve me Kosovën. Ky kusht mund t’i shtohet edhe vendit dhe natyrisht do të jetë edhe më vështirë që Kosova të përbëj edhe gjëra që nuk i ka paramenduar më parë, probleme të reja që mund të dalin në dialog, siç ka qenë rasti i dinarit. Kosova nuk është dashur të provokoi situatën në këtë fazë është dashur të pres një momentum tjetër kur bashkësia ndërkombëtare konsideron se është shumë i mundshëm të realizohet kjo. Prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kosova vazhdimisht ka arrit qëllimet e veta në raport me bashkësinë ndërkombëtare, duke u koordinuar me aleatët tanë dhe ka vepruar sipas një metode diplomatike siç është hap pas hapi. Asnjëherë ne nuk kemi arritur të gjitha qëllimet me një vendim, por është dashur të koordinohemi me aleatët”, thotë ai për kp.

Po ashtu edhe analisti tjetër politik, Arton Demhasaj, thotë se ka tendencë nga BE-ja që të ashpërsojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të vendimit për dinarin. “Duhet të analizojmë pasojat që i sjell ky vendim, qoftë edhe i ligjshëm. Pasojat janë ato që ka pakënaqshmëri nga ShBA-ja dhe nga vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj mund të ketë tendencë nga BE-ja që t’i ashpërsojë sanksionet ndaj Kosovës, por në këtë logjik po ta bëjë këtë vetëm ndaj Kosovës, konsideroj se është e padrejtë”, -deklaron ai. Por të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Driton Hyseni. Sipas tij, masa të reja ndëshkuese ndaj Kosovës nuk do të ketë, madje thekson se BE-ja duhet t’i largojë sa ma parë ato ekzistuese.

“Masat që janë vënë nga BE-ja janë jashtëzakonisht të panevojshme, kanë qenë të paarsyeshme qysh nga fillimi i tyre. Duhet të ketë parasysh një fakt BE-ja që institucionet e Kosovës janë duke e bërë të pamundurën që të shkohet drejt një procesi të ri elektoral, porsa të kryhen këto proceset të cilat i kërkon normativa jonë juridike, qoftë për peticionit dhe pastaj të shkohet në proceset e radhës, pasi që KQZ-ja të bëjë verifikimin e nënshkrimeve të këtyre votuesve”, thekson Hyseni. Sipas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e parasheh që valutë e vetme e pagesave në Kosovë të jetë euro.

Pas reagimit të madh ndërkombëtar, BQK-ja ditë më parë ka hartuar një plan të ri, por jo më të gjatë se tre muaj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara. BQK-ja njoftoi se ka marrë një sërë masash lehtësuese për serbët e Kosovës në katër komunat veriore, përfshirë duke hapur një linjë telefonike falas (0800-222-55), një e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’. Ndër masat lehtësuese që ajo ka ndërmarrë janë lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, “për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore.

 

Etiketa: dinarheqjeKosoveSerb

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir
KRYESORE

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Para
VIDEO/ Nis loja, a reaguan banorët me “ngacmimet” e Vëllait të Madh?

VIDEO/ Nis loja, a reaguan banorët me “ngacmimet” e Vëllait të Madh?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com