GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Heqja e pasaportave diplomatike/ Gjykata e Lartë kundër vendimit të Qeverisë, ja ku u shkel ligji

16:34 - 07/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Udhëzimi / S’ka më rekurse në Gjykatën e Lartë nga institucionet për çështje të vogla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka marrë një vendim në datën 3 qershor, kundër një vendim të propozuar nga ish-ministri i Jashtëm, Genti Cakaj, dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Në krye të trupës gjykuese të përbërë nga 5 gjyqtarë ishte Sokol Sadushi, ku është shqyrtuar një padi e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve kundër Këshillit të Ministrave, si person i dytë dhe si person i tretë, ministrit të Jashtëm. Bëhet fjalë për një propozim-vendim që iu heq të drejtën gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të kenë pasaporta diplomatike.

Ditën e djeshme është zbardhur vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë, që iu jep të drejtë gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për rikthimin e pasaportave diplomatike dhe ato të shërbimit, pasi qeveria ua kishte hequr që nga janari 2020. Gjykata thekson në arsyetimin e saj se Këshilli i Ministrave, të cilit i është deleguar nga ligjvënësi pushteti për të nxjerrë aktin nënligjor normativ për të pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi disa funksionarë publikë, ka “ometuar në rregullimin e kësaj situate për gjyqtarët, duke cenuar haptazi dhe pa asnjë arsye të përligjur një të drejtë të fituar më parë prej tyre”.

Gjykata e Lartë thotë se gjyqtarët e kanë përfituar të drejtën me ligj për t’u pajisur me pasaporta shërbimi. Për pretendimet e Këshillit të Ministrave, në arsyetim thuhet se nuk kanë natyrë të drejtpërdrejtë kushtetuese. Gjykata e Lartë thotë se qeveria hoqi të drejtën e përfitimit financiar të përballimit të pagesës për pajisjen me pasaportë shërbimi nga buxheti i institucionit, ku gjyqtari ushtron detyrën. Duke iu rikthyer rastit në shqyrtim konstatohet se Këshilli i Ministrave, të cilit i është deleguar nga ligjvënësi pushteti për të nxjerrë aktin nënligjor normativ për të pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi disa funksionarë publikë, ka ometuar në rregullimin e kësaj situate për gjyqtarët, duke cenuar haptazi dhe pa asnjë arsye të përligjur një të drejtë të fituar më parë prej tyre. Në VKM nr. 389/2019, në Lidhjen 2, janë renditur subjektet që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta shërbimi, duke mos u përfshirë gjyqtarët, të cilët , për shkak të funksionit, e kishin fituar këtë të drejtë, sipas rregullimit të mëparshëm. Mosparashikimi në aktin normativ, pa një arsye të përligjur të së drejtës së gjyqtarëve për t’u pajisur me pasaportë shërbimi është një ometim ligjor që vlerësohet nga Kolegji se ka cenuar standardin “përfitime të tjera”, në referim edhe të konceptit kushtetues të “të drejtave të fituara”.

Ja ku u shkel ligji nga qeveria Kolegji konstaton se VKM nr. 335/1997 parashikonte të drejtën për t’u pajisur me pasaportë shërbimi, si edhe të drejtën që pajisja me pasaportë të realizohej me shpenzimet e institucionit. Pra, në këtë rast, VKM nr. 389/2019 ka cenuar statusin e gjyqtarëve në dy elemente: së pari, në heqjen e së drejtës për t’u pajisur me pasaportë shërbimi dhe për rrjedhojë pamundësinë për të gëzuar të gjitha përfitimet që sjell ky dokument shtetëror identifikimi; së dyti, heqjen e përfitimit financiar të përballimit të pagesës për pajisjen me pasaportë shërbimi nga buxheti i institucionit, ku gjyqtari ushtron detyrën. Për rrjedhojë, Kolegji vlerëson se heqja e këtyre të drejtave, të cilat nuk mund të preken pa një arsye të përligjur, vjen në kundërshtim me nenin 22 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, gjë e cila prek drejtpërdrejt statusin e gjyqtarit, thuhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë. Shoqata e gjyqtarëve fitoi një betejë pas dy vitesh me vendim të Gjykatës së Lartë të drejtën për t’u pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi.

Në janar të vitit 2020, qeveria iu hoqi gjyqtarëve këtë privilegj, ndërsa shoqata e gjyqtarëve përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani bëri padi në gjykatë. Bani e dërgoi çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë e cila u dha atyre të drejtë. Vendimi iu rikthen pasaportat diplomatike gjyqtarëve të Shkallëve të para dhe Apelit në të gjithë vendin. Gjyqtarët kërkuan konstatimin e cenimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 12 qershor 2019, që hyri në fuqi pas 6 muajsh. Ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme që mori vendimin për t’u hequr pasaportat diplomatike 350 personave mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vetingut, shoqëruesve të zyrtarëve. Vendimi kaloi në Këshillin e Ministrave disa muaj më vonë.

 

Etiketa: diplomatikeGjykata e LarteheqjaligjiPasaportatqeveriashkelvendimi

Lajme të lidhura

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu
Aktualitet

Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

12:03 - 26/12/25
Berisha: Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë
Aktualitet

Berisha: Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë

11:42 - 26/12/25
Para

COVID-19 në vend, rriten sërish infeksionet, ja numri i viktimave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe Niko Peleshi po kërkojnë që të...

Lexo më shumë
Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

12:03 - 26/12/25
Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

11:56 - 26/12/25
Berisha: Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë

Berisha: Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë

11:42 - 26/12/25
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë

11:37 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com