GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Heqja e vizave rrezikon spitalet e Kosovës, ja arsyeja

11:46 - 30/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Heqja e vizave rrezikon spitalet e Kosovës, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës po konsiderohet si lehtësim për mjekët e infermierët që kanë synim që ta vazhdojnë ushtrimin e profesionit jashtë vendit. Madje, nga përfaqësuesit e këtij komuniteti, thonë se tani çfarëdo mase që do të ndërmarrë qeveria për përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësor, do të jetë vonë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se liberalizimi i vizave për kosovarët në zonën Schengen, do të ndikojnë të rritet numri i mjekëve nga Kosova.

Ai thekson se efektet e kësaj ikje të mjekëve, do të ndihen brenda një periudhe pesë vjeçare. Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Përparim Berisha po ashtu u shpreh se heqja e vizave, do të krijojë lehtësira të mëdha që edhe stafi spitalor të vazhdojë punën jashtë vendit.

Ai tha se aktualisht ka mungesë të infermierëve, por kjo do të jetë edhe më e theksuar në të ardhmen. Berisha shtoi se pavarësisht masave që do të ndërmarrin institucionet përgjegjëse, nuk do të prodhojnë rezultate në ndaljen e eksodit të infermierëve.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se dukuria e ikjes së profesionistëve shëndetësor edhe pa liberalizim të vizave po ndodh, por theksoi se kanë ndërmarrë masat që të parandalohet ky fenomen.

E sistemi shëndetësor në Kosovë viteve të fundit është përballur me ikje të madhe të mjekëve dhe në veçanti të infermierëve. Vetëm në vitin 2022, ishin 205 mjekë të rinj që ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësor e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për të vazhduar të punojnë në spitalet privat në vend, ku u ofruan paga shumë më të mira.

Ndërsa, rreth 630 infermierë shkuan në vendet evropiane për të punuar. Më 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat për Kosovën, që i hapi rrugën qytetarëve të vendit që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen nga 1 janarit të vitit 2024. Ndërsa, një ditë më vonë në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Etiketa: HEQJA E VIZAVEKosovaspitalet

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Agjencia e OKB-së paralajmëron se konflikti në Sudan mund të shkaktojë krizë rajonale

Agjencia e OKB-së paralajmëron se konflikti në Sudan mund të shkaktojë krizë rajonale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com