GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Heqje padrejtësisht nga puna, sa kanë paguar institucionet

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Heqje padrejtësisht nga puna, sa kanë paguar institucionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Largimet nga puna në mënyrë të padrejtë u kanë kushtuar miliona lekë institucioneve në vend. Një pjesë e madhe e punonjësve të cilat janë pushuar, kanë fituar gjyqin me punëdhënësin e tyre. Në auditimin e bërë nga KLSH janë zbuluar një sërë shkeljesh nga ana e institucioneve, por pa lënë pas dhe fenomenin e heqjeve nga puna pa asnjë arsye. Punonjësit e hequr nuk kanë pasur asnjë problem, dosjet e tyre kanë qenë të bardha, ndaj edhe janë dëmshpërblyer. Duket se vendet e punës të cilat i ofrohen miqve e të afërmve të drejtorëve i kanë kushtuar shumë arkave të institucioneve.

Një institucion i cili ka pushuar një numër të madh personeli, madje duke humbur dhe gjyqin ndaj tyre është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) .
Në DPT janë liruar në mënyrë të padrejtë nga punë 198 punonjës, të cilët i kanë kushtuar buxhetit 377.6 milionë lekë. Detyrimi i mbetur për DPT më 31.12.2020 për zbatimin e vendimeve gjyqësore për punonjësit e larguar nga puna është në vlerën 184.7 milionë lekë për 168 punonjës.

Në Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) është konstatuar se për vendimet gjyqësore për largim të padrejtë nga puna, janë paguar detyrime në vlerën 28.6 milionë lekë dhe mbeten për tu likuiduar detyrime në vlerën 7.9 milionë lekë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ku janë konstatuar heqje nga puna në mënyrë të padrejtë ku punonjësit e pushuar janë dëmshpërblyer nga buxheti i institucionit. Në bazë të Vendimit Gjyqësor të formës së prerë për ish-punonjës të larguar padrejtësisht nga puna janë bërë pagesa në vlerën 23 milionë lekë. Gjithashtu është konstatuar se si pasojë e mos ekzekutim vullnetar të vendimeve gjyqësore për punonjësit e larguar nga puna, të cilët për ekzekutimin e këtyre vendimeve kanë kontraktuar përmbarues privat, të cilat kanë shkaktuar efekte financiare negative për buxhetin e shtetit në vlerën 4.6 milionë lekë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është konstatuar një diferencë në raportimin e detyrimeve të prapambetura për largime të padrejta nga puna në vlerën 6.7 milion më pak se Pasqyrat Financiare. Gjithashtu janë shlyer detyrime për vendime gjyqësore në vlerë 9.2 milion lekë, ndërsa nga auditimi rezultoi se, detyrimet e prapambetura realisht të shlyera janë në vlerën 42.5 milion lekë.

Gjatë auditimit të bërë nga KLSH janë konstatuar dhe shkelje të tjera të këtyre institucioneve duke përmendur këtu mungesën e dokumentacioneve, punësimet e personave pa kualifikim etj. Pra, këto shkelje pasojnë më pas në pushimet nga puna të cilat i shkaktojnë dëm të madh ekonomik institucioneve publike.

Etiketa: demshperblimfaturatinstitucionetkryesore2

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
OBSH jep alarmin: Virusi po rritet me ritme të shpejta më 53 vende

OBSH jep alarmin: Virusi po rritet me ritme të shpejta më 53 vende

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Lexo më shumë
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com