GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hera e parë pas 33 vitesh, Partizani dhe Tirana “gërricen” për kreun. Titulli do të jetë “valle dyshe”

14:21 - 05/11/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Hera e parë pas 33 vitesh, Partizani dhe Tirana “gërricen” për kreun. Titulli do të jetë “valle dyshe”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në shumicën dërrmuese të rasteve në epokën e re të vendit tonë, që nisi pas vitit 1990, Partizani dhe Tirana vazhdimisht kanë jetuar në ekstreme të ndryshme. Në rastet kur bardheblutë janë shpallur kampionë, “demat” kanë qenë dobët dhe kanë notuar në ujëra të pasigurt dhe në dy rastet kur Partizani ka fituar titullin, kampionët në fuqi kanë qenë në kohë të vështira.

Në këto 32 vite futboll, pas ndryshimit të qeverisjes së vendit, ka ndodhur në vetëm një rast që Partizani dhe Tirana të luftojnë për titullin thuajse deri në fund.

Ka qenë sezoni 1994-1995, kur bardheblutë fitonin titullin numër 15 në historinë e tyre dhe Partizani renditej në vendin e tretë me pikë të barabarta me Teutën, që shpallej nënkampione për shkak se kishte tregues më të mirë në statistikat e tjera.

Por për të gjetur sezonin e fundit kur dy skuadrat kryeqytetase diskutonin titullin kampion së bashku deri në javët e fundit duhet të kthehemi plot 33 vite pas, kur Tirana quhej 17 Nëntori. Këta të fundit grumbullonin 48 pikë në raundin final, vetëm tri më shumë se Partizani në mbyllje të sezonit 1988-1989.

SI DIKUR – Kanë kaluar shumë kohë që atëherë, por ky sezon duket se më në fund po rikthen “vallen” më të madhe për titullin kampion. Është luajtur java e 11-të dhe Tirana i ka marrë për herë të parë kreun Partizanit. Është vetëm dy pikë para dhe janë shumë javë për t’u luajtur.

Bardheblutë në pamje të parë duket sikur kanë më shumë avantazhe, pasi treguesit e deritanishëm flasin për ta. Kanë moralin e derbit, që e fituan me 10 vetë, kanë golat e shënuar dhe të pësuar, si dhe kanë pikët, pasi ndodhen në krye. Por kjo nuk do të thotë thuajse asgjë, sepse Partizani ka treguar se di të japë përgjigjet e duhura, kur të gjithë mendojnë se e kanë vënë poshtë.

“LETRAT” E TË KUQVE – Fakti që Tirana është në krye dihet, por nuk dihet nëse do të mund ta mbajë dhe do të mund t’u shkëputet “demave”. Bardheblutë kanë armët e tyre, por edhe skuadra e Kolelës di si të luftojë.

Kemi të bëjmë me një skuadër shumë të paparashikueshme, që mund të zgjohet në çdo moment dhe mund të sigurojë një ecuri fitoresh radhazi.

Këtë e bëri në startin e sezonit dhe regjistroi tri fitore radhazi, me një trajner që sapo kishte ardhur dhe me plot paqartësi në organizmin e skuadrës. Partizani i këtij sezoni ka treguar se presionin e kthen edhe në avantazh.

E bëri këtë pas derbit, të cilin e humbi dhe i pa rivalët vetëm 1 pikë larg. Pas dy javësh mori situatën në dorë dhe e çoi diferencën në +4 me bardheblutë.

ARMËT E KAMPIONËVE – Tirana është aktualisht skuadra për t’u mundur në Kategorinë Superiore. Bardheblutë kanë ardhur vazhdimisht në rritje dhe këtë e kanë treguar javë pas jave.

Humbjet nuk i bëjnë drama dhe reagimi vazhdimisht ka ardhur direkt në ndeshjen pasardhëse. Të kuqtë kanë Skukën e Da Silvën, ndërsa bardheblutë kanë Xhixhën e Hasanin.

Kanë eksperiencën e vitit të shkuar dhe e dinë rrugën e titullit. Jo vetëm kaq, por afrimet e verës janë ndezur menjëherë duke u bërë shpejt elementë të rëndësishëm për skuadrën. Përmendim këtu Hasanin, Kallakun, Deliun apo Aleksin. Ama edhe sfiduesit janë mjaft të fortë.

“VALLE DYSHE” – Ky sezon mund të jetë i duhuri për të shijuar një duel mes dy prej ekipeve më popullore në vend. Kanë dy nga tifozëritë më të mëdha dhe urrejtja mes njëri-tjetrit e bën akoma edhe më tërheqëse garën për titullin. Rivalët duket se ua kanë hapur rrugën dy kryeqytetaseve për të luftuar së bashku për titullin. Nëse vjet ishte Laçi, kurbinasit po hasin vështirësi. Nga ana tjetër, një tjetër skuadër me eksperiencë është Vllaznia./Panorama/

Lajme të lidhura

Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley
Sport

Zhbllokohet më në fund Armando Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Burnley

18:17 - 20/12/25
“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun
Sport

“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun

16:01 - 20/12/25
Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët
Sport

Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët

15:51 - 20/12/25
Para
“Ja pse po ikin shqiptarët”, Meta intervistë për radion britanike

“Ja pse po ikin shqiptarët”, Meta intervistë për radion britanike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25
“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com