GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Heshtje zgjedhore në Greqi, Mitsotakis dhe Tsipras përmbyllën mitingjet

11:48 - 24/06/23
në Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Heshtje zgjedhore në Greqi, Mitsotakis dhe Tsipras përmbyllën mitingjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Heshtja zgjedhore mbizotëron sot në Greqi, një ditë para se qytetarët të shkojnë përsëri tek kutitë e votimeve 5 javë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat kosnervatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional.

Në mitingun e fundit të premten në mbrëmje nga sheshi Sintagma i Athinës kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve për përgjegjësi politike që me votën ndaj partisë së tij do të çojnë vendin në stabilitet kombëtar.

“Votuesit i kthyen shpinën toksicitetit dhe përçarjes dhe shpërblyen programin tonë politik, punën e palodhur, mirësjelljen politike dhe mbi të gjitha, efikasitetin. Shpërblyen një qeveri që mbetet konsistente midis premtimeve dhe veprave, që ishte e sinqertë para gabimeve të saj.”- u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Nga Selaniku , kreu i Syrizas Aleksis Tsipras u ka dhënë kurajë përkrahësve të tij që të bëjnë çfarë është e mundur për të zvogëluar distancën dhe për të mos lejuar Demokracinë e Re të ketë pushtet absolut.

“Ju e dini mirë: Lejohet të rrëzohesh, por duhet të ngrihesh përsëri në këmbë.  Dhe ne jemi tashmë në këmbë. Ne po luftojmë për idealet tona, vlerat dhe parimet tona, për shumicën e shoqërisë greke.“- u shpreh Alexis Tsipras, kreu i partisë Syriza.

Analistët vlerësojnë se nuk priten ndryshime në rezultatin  zgjedhjeve përveç faktit se sa e madhe do të jetë  shkalla e fitores së konservatorëve,  si dhe fatit të  partive të shkatërruara të opozitës së majtë që do të duan vite për tu rimëkëmbur. Ata theksojnë gjithashtu se gabimi kryesor ,sidomos i partisë më të madhe opozitare Syriza ishte se investoi përsëri ashtu si në 2015, tek zemërimi i njerëzve pas kaq shumë vitesh krize ekonomike dhe pandemie ,ndërkohë që njerëzit kërkojnë tashmë stabilitet.

Ndërsa sot  votojnë rreth 25000 grekë në 35 shtete jashtë Greqisë ,prej orës 7 të së dielës ,për 12 orë, në 21.634 qendra , do të shkojnë rreth 9.8 milionë votues, mes tyre edhe ata që mbushin moshën 17 vjeç sivjet, për të zgjedhur deputetët e parlamentit 300 vendesh nga 32 parti apo forca politike, kësaj here  me sistemin proporcional të përforcuar.

Etiketa: GreqiZgjedhje

Lajme të lidhura

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit
Aktualitet

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

21:15 - 17/11/25
28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi
Aktualitet

28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi

18:15 - 01/10/25
Greqi, zgjidhet kryetari i ri i SYRIZA-s
Rajoni

Greqi, zgjidhet kryetari i ri i SYRIZA-s

14:59 - 25/11/24
Para
Martohet deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha

Martohet deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com