GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hetimet për “Russiagate”, ish-drejtuesi i fushatës së Trump në arrest shtëpiak. Ka gënjyer FBI

19:22 - 30/10/17
në Bota, KRYESORE, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtësia amerikane vendosi masën e arrestit shtëpiak për Pol Manafort, ish-përgjegjësi i fushatës presidenciale të Donald Trump, i cili u dorëzua tek FBI. Gjithashtu edhe ortaku i tij në biznes, Rik Gejts, ka ndjekur shembullin e Manafort. Mes 12 akuzave ndaj dy të pandehurve është dhe ajo e “konspiracionit kundër Shteteve të Bashkuara”. Në mënyrë që të shijojnë lirinë dhe t’u hiqet masa e arrestit shtëpiak, Manafort duhet të paguajë 10 milionë dollarë ndërsa Gejts 5 milionë. Por ky kusht nuk është pranuar.

CNN mëson se dy të pandehurit nuk kanë pranuar se janë fajtor për asnjë akuzë. Seanca e radhës do të mbahet me 2 nëntor. Mediat shkruajnë se ish-drejtuesi i fushatës së Trump rrezikon deri në 80 vite burg. Mes disa akuzave, Manafort është hetuar për shkelje të ligjeve fiskale federale dhe për pastrim parash. Që prej majit prokurori special Robert Mueller po investigon për lidhjet e mundshme mes stafit të presidentit Trump dhe autoriteteve ruse. Moska dyshohet se ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale për të ndihmuar Trump të fitojë kundër Klinton.

Ndërkohë, ish-zyrtari I fushatës presidenciale I Donald Trump, Xhorxh Papadopulos, ka pranuar se ka gënjyer FBI lidhur me kontaktet e tij me Rusinë. Mësohet se ish-këshilltari për politikë të jashtme ka takuar një profesor që kishte lidhje me qeverinë ruse për të marrë informacione që mund të dëmtonin rivalen demokratike, Hilari Klinton. Në këtë mënyrë Papadopulos ka pranuar fajësinë për dhënien e dëshmisë së rreme dhe se ai kishte humbur disa materiale gjatë një marrje në pyetje nga agjentët e FBI-së në janar si pjesë e hetimeve për çështjen “Russiagate” nga Prokurori Special Robert Mueller.

Ish-këshilltari ka gënjyer FBI për “kohën, shtrirjen dhe natyrën e marrëdhënieve të tij dhe ndërveprimin e tij me disa të huaj të cilët ai e dinte se kishin lidhje të ngushta me udhëheqësit e lartë të qeverisë ruse”. Kështu lexohet në disa akte gjyqësore të procesit kundër Papadopulos.

Lidhur me zhvillimet e fundit ka ardhur një reagim edhe nga presidenti amerikan. Në një mesazh në tuitër Trump shkruan se nuk ka pasur asnjë lidhje mes administratës së tij dhe zyrtarëve të qeverisë së Rusisë.

 

 

 

 

Etiketa: FBIhetimerussiangateTrump

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para

Misioni i OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale në Maqedoni

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com