GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet/ Si dështoi vrasja për hakmarrje, dërgohet për gjykim ish-shefi i Policisë, Dedan Gjoni

13:00 - 15/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet/ Si dështoi vrasja për hakmarrje, dërgohet për gjykim ish-shefi i Policisë, Dedan Gjoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për planin e vrasjes së Xhevdet Plakut më 17 shtator 2019.

I pandehur është marrë ish-shefi i Krimeve në komisariatin nr6, Dedan Gjoni, ish-policin e Durrësit, Dejvi Gjermeni dhe Rexhep e Algert Rapin.

Të katërt akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Hakmarrje për vrasjen në Itali

Ky procedim, sqaron SPAK, është regjistruar mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë. Sipas hetimeve: i pandehuri Rexhep Rapi, dhe Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt për shkak se, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s të Italisë, është vrarë me armë zjarri Sali Rapi (i datëlindjes 21.05.1968, lindur në Durrës), i cili rezulton të jetë familjar i Rexhep  Rapit. Vrasja e Sali Rapit, u dyshua se është kryer nga Xhevdet Plaku dhe B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Në datën 04.04.2014, shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.

(Majtas) Rexhep Plaku dhe (djathtas) Dedan Gjoni

Në shenjë hakmarrje të vrasjes së Rapit, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut. Krijuesi i grupit të strukturuar rezulton, se është i pandehuri Rexhep Rapi, i cili për shkak të dështimit në tre raste të mëparshme për të vrarë shtetasin Xhevdet Kiss (Plaku), konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, për shkak të hasmërisë, ka krijuar këtë grup me qëllim vrasjen e Xhevdet Kiss (Plaku). Në përbërje (pjesëmarrës në grup) kanë qenë lidhje familjare Algert Rapi (nipi i tij),  Dejvi Gjermëni, Dedan Gjoni dhe i ndjeri Fatjon Dervishi (Toqe/Tole) (për të cilin nuk mund të fillohet procedim penal, pasi është vrarë pas një atentati me armë zjarri më datë 27.09.2023, në Sukth, Durrës).

Nxjerrja në pritë

Sipas hetimeve: Xhevdet Kiss (Plaku), në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Pas shoqërimit të tij në D.V.P. Durrës, i pandehuri Dedan Gjoni, ka komunikuar me të pandehurin Dejvi Gjermëni, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimin të Xhevdet Kiss (Plaku).

Më pas, Dedan Gjoni i ka dërguar të Dejvi Gjermënit foton e Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë. Këtë informacion, i pandehuri  Dejvi Gjermëni i’a ka dërguar më pas të pandehurit Algert Rapi, lidhje e ngushtë  familjare (nipi) e Rexhep (Kep) Arapit. Pas njoftimit që i pandehuri Dejvi Gjermëni, i ka dhënë të Algert Rapit, Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut, duke i dalë në pritë.

Vrasja nuk është kryer, pasi Gjermëni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë Algert Rapit, që i Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.

Kep Arapi
Etiketa: Dedan GjoniKep ArapiKryesore1xhevdet plaku

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Para
Pasi sulmuan turisten italiane, helmohen qentë në qytetin e Vlorës/ FOTO

Pasi sulmuan turisten italiane, helmohen qentë në qytetin e Vlorës/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com