GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet – Si nëna pensioniste e Kristian Konit bleu apartamente në zemër të Tiranës

20:04 - 30/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetimet – Si nëna pensioniste e Kristian Konit bleu apartamente në zemër të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur nga hetimet e prokurorisë për Kristian Konin, pasuria e të cilit është sekuestruar pasi dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës dhe lidhjet e tij me organizatën mafioze Camorra.

Në dosjet thuhet se “Nga verifikimet e kryera, është evidentuar se shtetasi Kristian Koni ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për shitblerje pasurish të luajtshme gjatë periudhës 2013-2024”.

Është konstatuar se edhe nëna e tij, shtetasja Fitnete Meta ndonëse figuron si pensioniste, ka qenë e përfshirë në disa transaksione pasurore në vlera relativisht të larta. Konkretisht: Më datë 13.09.2014, Fitnete Meta i ka shitur palës blerëse Elton Doma pasurinë: “Apartament me sipërfaqe 124.6 m², ndodhur në Farkë, Tiranë”, kundrejt çmimit 50,000 euro. Mënyra e pagesës e deklaruar në kontratë: Shuma konsiderohet e likuiduar si detyrim që Fitnete Meta kishte ndaj Elton Domës që nga viti 2012. Më datë 04.11.2014, Fitnete Meta ka blerë nga pala shitëse “Ndërtim Vila Co” sh.p.k,  apartament me sip. 79.51 m², në Rrugën e Barrikadave, Tiranë”, për çmimin 54,000 euro.

Në kontratën noteriale nr. 996/169, datë 07.11.2006, është deklaruar se shuma është likuiduar jashtë zyrës noteriale, në tërësi, nga pala blerëse. Më datë 22.10.2018, Fitnete Meta ka shitur palës blerëse Roland Sh., apartament me sip. 79.51 m² dhe një garazh me sip. 12.5 m²”, kundrejt çmimit total prej 10,823,831 lekësh. Pagesa është realizuar nëpërmjet llogarisë bankare të noterit, sipas deklarimit në aktin përkatës. Më datë 23.12.2019, Fitnete Meta ka porositur një apartament dhe një vend parkimi pranë sipërmarrësit Flamur Hoxhakundrejt çmimit 199,000 euro. Mënyra e pagesës është deklaruar se do të kryhej me këste, në llogarinë bankare të sipërmarrësit, me të ardhura të gjeneruara nga shitja e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë.

Po ashtu sikurse VNA ka raportuar Kristian Koni kishte mosmarrëveshje edhe me biznesmenin Vesel Demiraj për blerjen e një vile. Fëmijët e Demirajt i mbijetuan një atentati në Lundër dhe nuk dihet nëse konflikti me Konin, është pistë e hetimit. Lidhur me Kristian Konin alias Ols Meta, prokuroria ka zbuluar se ai ka kryer transaksione të shumta, në një kohë që kompania e tij Kriol.AL nuk kishte asnjë të punësuar, por vetëm atë si përfaqësues, ndërsa nëna e tij ishte pensioniste dhe të ardhurat nuk justifikonin blerjen e pasurive në miliona euro. Asetet janë tashmë nën sekuestro, ndërsa Kristian Koni që ka dhe disa identitete të tjera është nën hetim për pastrim parash.

Etiketa: Kristian KoniPastrim parashProkuroria e Tiranes

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Itali/ Tornadot godasin veriun e vendit, ndërsa zjarret djegin bregdetin e jugut

Itali/ Tornadot godasin veriun e vendit, ndërsa zjarret djegin bregdetin e jugut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com