GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hetimi ndaj ish-Presidentit, Prokuroria kërkon të dhënat në Twitter

08:01 - 10/08/23
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimi ndaj ish-Presidentit, Prokuroria kërkon të dhënat në Twitter
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, siguroi një urdhër sekret janarin e kaluar për të kontrolluar informacionet nga llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter, tregojnë dokumentet e dorëzuara në gjykatë të mërkurën. Një gjykatëse e gjobiti kompaninë e mediave sociale me 350 mijë dollarë për mosrespektim të shpejtë të urdhrit për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit Trump.

Zoti Trump kaloi pothuajse të gjithë mandatin e tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, duke postuar mijëra komente në Twitter, megjithëse nuk është e qartë saktësisht se çfarë informacioni po kërkonte prokurori Smith me urdhrin për kontrollin e llogarisë së ish-presidentit.

Komentet në Twitter janë tashmë publike dhe zoti Trump shpesh e përdor platformën e mediave sociale për të fyer kundërshtarët e tij politikë dhe të tjerët me të cilët nuk është dakord. Ai gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij për tubime politike, si ai pranë Shtëpisë së Bardhë më 6 janar 2021, pak përpara sulmit në Kapitol, të organizuar nga mbështetësit e tij, të cilët u përpoqën të bllokonin ligjvënësit që të certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në dhjetor, përpara tubimit atë ditë, zoti Trump kishte përdorur Twitter-in për t’i nxitur mbështetësit që të shkonin në Uashington, duke thënë se 6 janari “do të jetë i egër”.

Prokurori Smith tashmë ka paditur dy herë ish-presidentin Trump. Javën e kaluar në Uashington, ndaj ish-presidentit u ngrit aktakuza për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Më herët në Florida, ai u akuzua për mbajtje në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe për komplot për të mos i dorëzuar ato tek hetuesit federalë.

Ish-presidenti Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht paditë e prokurorit të posaçëm. Ai kryeson me një epërsi të madhe sondazhet kombëtare të republikanëve në përpjekjet për t’u bërë kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Marrja e të dhënave nga Twitter, që tani quhet X, mund të ketë qenë një përpjekje për të siguruar variantet e pa publikuara të mesazheve në llogarinë e zotit Trump.

Twitter fillimisht i rezistoi urdhërit për dorëzimin e të dhënave në janar të këtij viti, një veprim që rezultoi në gjobitjen e kompanisë me 350 mijë dollarë për mosrespektim të urdhrit të gjykatës në kohë.

Një gjykatë federale e apelit në Uashington e la në fuqi gjobën muajin e kaluar dhe të mërkurën publikoi vendimin e saj për këtë çështje.

“Ndonëse Twitter përfundimisht e respektoi urdhrin, kompania nuk dha plotësisht informacionin e kërkuar deri tre ditë pas një afati të caktuar nga gjykata”, thuhet në vendimin e gjykatës së apelit në Uashington.

Lufta e Twitter-it me prokurorët e zotit Smith për zbulimin e detajeve në lidhje me postimet e zotit Trump në Twitter buroi nga kërkesa e prokurorëve për një urdhër që e ndalonte Twitter-in ta njoftonte zotin Trump për këtë çështje.

Gjykata e apelit vuri në dukje se gjykatësja Beryl Howell “kishte arsye legjitime” për të kontrolluar llogarinë në Twitter për prova të veprave penale. Për më tepër, gjykata e qarkut zbuloi se kishte “bazë të arsyeshme për të besuar” se informimi i zotit Trump për këtë urdhër “do të rrezikonte seriozisht hetimin” duke i dhënë atij “një mundësi për të shkatërruar provat, për të ndryshuar sjelljet.”

Twitter argumentoi se urdhri shkelte të drejtën kushtetuese të zotit Trump për liri të shprehjes, por gjykata e apelit la në fuqi vendimin e gjykatëses Howell./ VOA

Etiketa: hetimTrumpTwitter

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Para
“PPP jashtë kontrollit”, Auditi i qeverisë: Nuk zbatohen marrëveshjet

“PPP jashtë kontrollit”, Auditi i qeverisë: Nuk zbatohen marrëveshjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com