GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Frikë nga Vettingu? Hetuan dosjen e Sudes, dorëhiqen 2 prokurore

13:00 - 30/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë nga Vettingu? Hetuan dosjen e Sudes, dorëhiqen 2 prokurore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme dy prokuroret e Elbasanit, Ermira Tafani dhe Armanda Xhaferri kanë paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy prokuroret nuk kanë dhënë arsye për dorëheqjen e tyre, por dyshimet janë për shkak të frikës nga vettingu si dhe ngarkesa në punë.

Por kush janë dy prokuroret?

Ermira Tafani, prokurore prej 21 vitesh në Elbasan ka qenë një nga kandidatet për zëvendësimin e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Para se të ndërmerrte këtë hap emri i saj bëri xhiro në media, me dyshime se ishte e përfshirë në një skemë korrupsioni. Në 31 janar 2017, një emision investigativ në vend  emisioni investigativ në vend transmetoi një rast korruptiv, kur një oficer i policisë gjyqësore në Elbasan mori nën dorë 2000 euro, për lirimin e një personi nga paraburgimi. Këto para, sipas tij, duheshin për prokuroren Ermira Tafani dhe gjyqtaren Pajtime Fetahu. Por, ky denoncim nuk e pengoi Tafanit që të kërkonte ngritje në detyrë edhe pse nuk arriti të zgjidhej pasi u rrëzua nga Vettingu parlamentar.

Kujtojmë se një nga dosjet e bujshme që ka hetuar prokurorja Ermira Tafani është ajo e bandës se Kateshit që gjatë 1997 mori në kontroll Elbasanin. Gjithashtu prokurorja Tafani ka hetuar edhe Maksude Kadenën, e njohur si Sudja, një nga çështjet më të bujshme të firmave piramidale, që u përcoll më pas në Tiranë.

Ndërsa Armanda Xhaferri, ka qenë e akuzuar për zhdukjen e tri dosjeve, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, të cilat e kanë çuar në dyert e Policisë, pasi ishte konstatuar se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj, që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë.

Para hetuesve ajo ka pretenduar se bëhet fjalë për dosjet tejet të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik, e për këtë arsye këmbëngul që hetimin e këtyre çështjeve duhet ta vijojë ajo. Për këtë arsye, ka refuzuar të bëjë dhe dorëzimin e fashikujve, të cilët më pas nuk i ka gjetur në zyrën e saj të punës, por janë marrë prej andej nga administrata e Prokurorisë dhe i janë dorëzuar një tjetër prokurori.

Për këtë në maj të këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë inspektimin për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armanda Xhaferri.

Gijotina.com

Etiketa: doreheqjeElbasanKryesore1Prokuroretvettingu

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
“Zemra rreh akoma për të”, Graniti hapet me banorët për ish të dashurën

“Zemra rreh akoma për të”, Graniti hapet me banorët për ish të dashurën

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com