GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Hetoni Ramën”, Blushi mesazh SPAK: Ja shkelja e rëndë që ka bërë

14:11 - 17/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hetoni Ramën”, Blushi mesazh SPAK: Ja shkelja e rëndë që ka bërë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka denoncuar një tjetër shkelje të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, punimet e aeroportit të Vlorës nisën pa leje.

Blushi i bën thirrje SPAK-ut që të reagojë me urgjencë dhe të nisë hetimet për çdo zyrtar shtetëror, nga Rama e deri te inspektori më i thjeshtë i IKMT-së.

“Edi Rama është kapur në flagrancë në një tjetër akt shumë të rëndë paligjshmërie. Një vit pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, zbulohet se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm në mbledhjen e datës 9 nëntor 2022, dhënien e lejes së ndërtimit. Pra nga data 28 nëntor 2021, kur Edi Rama inaguroi nisjen e punimeve, dhe derimë tani rezulton e provuar se projekti në terren ka avancuar në shkelje flagrante të ligjit. Skandali shumë i rëndë, provon hapur se për këtë rast, si edhe në shumë çështje të tjera të denoncuara më herët, shteti dhe prokuroria janë vënë plotësisht në shërbim të “Rilindjes” duke mbyllur sytë, pranuar dhe mos reaguar për nisjen e punimeve të Aeroportit të Vlorës në mungesë të lejes së ndërtimit, sikundër është vepruar edhe me katet, pallatet dhe kullat pa leje në zemër të Tiranës.

Ndërkohë që Edi Rama arreston 82-vjeçaren në Vlorë për ndërtimin e një koteci pa leje, dënon me kërkesë të tij artistët Bojken Lako dhe Mimoza Ahmeti për riparime banese, dhe ndëshkon pa mëshirë me burgim dhe gjoba qindra qytetarë të tjerë në hall për riparime çatie dhe dritaresh, konsumon me ndërgjegje të plotë, së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës, duke nisur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, një vepër penale të dënueshme ligjshërisht. I bëjmë thirrje SPAK të reagojë urgjentisht për rastin dhe të nisë menjëherë hetimet për çdo zyrtar shtetëror, nga Edi Rama dhe deri tek inspektori më i thjeshtë i IKMT, që ka urdhëruar, nxitur dhe mbrojtur nisjen e punimeve për ndërtimin pa leje të Aeroportit të Vlorës”-thotë Blushi.

Etiketa: Aeroporti i VloresblushiRama

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Xhafaj kritika mazhorancës: Kuvendi nuk është vend ku bëhen qoka

Xhafaj kritika mazhorancës: Kuvendi nuk është vend ku bëhen qoka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com