GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Hije dyshimi në Festivalin e Këngës, ja për çfarë aludohet…

13:03 - 05/11/23
në Art & Kulturë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Hije dyshimi në Festivalin e Këngës, ja për çfarë aludohet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithçka duket gati për festivalin e fundvitit. Tashmë janë bërë publikë edhe emrat e artistëve që do të këndojnë ‘live’ netët e spektaklit, ku shumë i përfolur ka qenë edhe emri i Elsa Lilës, si një nga pretendentet për ta fituar këtë kompeticion e për të çuar Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm.

Dy këngëtaret Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr nga gara në Festivalin e Këngës 62. Në shorteun e hedhur nga festivali për renditjen e këngëtareve, ato nuk u përmendën. Samanta e konfirmoi lajmin, por pa dhënë arsyen që e çoi drejt këtij vendimi. Ato janë zëvendësuar nga “Peter Pan Quartet” me këngën “Edhe një herë” dhe Irma Lepuri me “Më prit”.

Festivali i këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar. Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera. Në komente në rrjetet sociale, komentuesit kanë shkruar se arsyeja e kësaj tërheqjeje është pikërisht fituesi i paracaktuar.

Megjithatë, vetë dy protagonistet nuk kanë pranuar të zbulojnë detaje, e aq më pak të komentojnë thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale. Zbulohet se vendimi surprizë i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH, se kujt do t’ia besojnë një pjesë të moderimit të eventit gjigant, ajo është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi. Kjo është një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, – u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke. Më herët edhe Almeda Abazi është përfolur si një nga moderatoret e mundshme të këtij formati, por duket se bukuroshja nuk do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, duke u tërhequr nga bisedimet për të qenë ajo figura kryesore e këtij spektakli.

Etiketa: Festivali i KengesRTSH

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Para
Shenja më fantastike dhe më unike e zodiakut sipas astrologëve…

Shenja më fantastike dhe më unike e zodiakut sipas astrologëve…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com